Më në fund thashethemet dhe dyshimet në se gazsjellësi i madh “Rryma Turke” nga Rusia përmes territorit të Turqisë deri në Serbi, Sllovaki, Hungari dhe Austrin do të kalojë dhe përmes Bullgarisë, apo do të na rrethojë, ishin sqaruar dhe tani gjërat duken të qarta. Marrëveshja për ndërtimin e pjesës bullgare të tubacionit ishte nënshkruar ndërmjet kompanisë “Bulgartransgaz” dhe konsorciumit “Arkad”, në të cilin marrin pjesë firma saudite. Këtu duhet thënë se Kryeministri Bojko Borisov preferon ta quajë atë “Rryma Ballkanike” dhe pala ruse nuk ka asgjë kundër këtij emri. Sipas kësaj marrëveshjeje gazi rus, i cili vjen përmes Turqisë dhe është për klientët e brendësisë së kontinentit, do të hyjë në territorin bullgar në kufirin tonë me Turqinë dhe do të kalojë përmes tij 474 kilometra, duke dalë nga Bullgaria në drejtim të Serbisë. Pjesa bullgare e tubacionit do të ndërtohet dhe sasitë e para të gazit do të rrjedhin akoma në vitin 2021. Shpenzimet për ndërtim janë 1.1 mlrd euro, kurse afati për fillimin e eksploatimit të trasesë është 615 ditë kalendarike që nga nënshkrimi i marrëveshjes.
Çfarë fitojnë Bullgaria dhe shtetet e Evropës Qendrore?
Duket se Bullgaria nuk fiton shumë në këtë situatë. Taksa vjetore për transitin e gazit do të jetë rreth 100 mln. euro. D.m.th. Shpenzimet e ndërtimit do të rikthehen pas 10 vjetësh. Të ardhura të tjera të drejtpërdrejta financiare nuk priten. Por nga ana tjetër, me këtë gazsjellës Bullgaria zë një vend të rëndësishëm në hartën e gazit të Evropës. Kjo në të vërtetë nuk ka pasoja të mëdha financiare, por pa dyshim është në favor të të gjitha shteteve të përmendura. Aq më shumë se me këtë infrastrukturë të re ideja për qendrën shpërndarëse të gazit “Ballkan” duket më e realizueshme. Dëshira e qeverisë bullgare është që vendi ynë të bëhet pikë e shpërndarjes së gazit jo vetëm për regjionin tonë, por edhe për Evropën Qendrore. Qendra e shpërndarjes do të mbledhë gaz nga furnizuesit e ndryshëm dhe pastaj do t’ua shesë klientëve sasitë e kërkua.
Deri tani Bullgaria dispononte vetëm me gaz rus, pavarësisht se bëri përpjekje të blejnte gaz të lëngët amerikan. Bullgaria ka nënshkrua dhe marrëveshje për furnizimin e 1 mlrd. metra kubike gaz nga Azerbajxhani dhe këto furnizime do të fillojnë që nga viti 2020 e tutje.
Pritet se së shpejti do të jetë gati interkonektori i financuar nga Bashkimi Evropian me Greqinë – midis qytetit grek Komotini dhe atij bullgar Stara Zagora. Ai do të përdoret për furnizime me vëllim 5-6 mlrd. metra kubike për vit nga SHBA-ja, Lindja e Mesme dhe vendet e pellgut mesdhetar. Dhe e gjithë kjo do të ketë dobi të drejtpërdrejta për Bullgarinë. Ndoshta këtë do ta ndiejnë dhe qytetarët, të cilët do të mund të përdorin gaz më të lirë, sepse një pjesë prej këtyre 15.75 mlrd metra kubike për vit do të përdoret në tregun tonë të brendshëm – kjo do të inkurajojë gazifikimin e banesave dhe mund të ketë vetëm pasoja pozitive ekonomike dhe politike për shtetin tonë dhe për vendet e Evropës Qendrore, të cilat do të përdorin gaz nga gazsjellësi i ri.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..
Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..
Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..
Bullgaria është ndër vendet me më shumë banesa, duke qenë në vendin e parë mes 24 vendeve evropiane. Sipas Indeksit të fundit Global Property të..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të..