Deri më 30 nëntor banuesit dhe miqtë e qytetit Plovdiv do të mund të vizitojnë ekspozitën me titull “Me shpatë dhe pushkë në dorë...” e cila do t’i bëjë që të rimendojnë përfytyrimin e tyre të deritanishme për armën si një simbol i sundimit dhe pushtetit.
Qëllimi është që të mund ta tregojmë armën si një zbukurim të meshkujve - sqaron Grozdelina Gjeorgjieva nga Muzeu Etnografik Regjional në qytetin Plovdiv. Janë paraqitur armë, të cilët kanë ekzistuar dhe janë përdorur në periudhën nga shekulli i 17 deri në fund të shekullit të 19. Tipi ballkanik i armës dhe punimi i saj janë një përzierje specifike midis ornamentikës lindore dhe asaj perëndimore. Shumë elemente të ardhura nga Lindja në tokën bullgare ndryshojnë. Këtu të gjitha këto bien në një mjedis të huaj për perceptimin osman të kulturës së krishterë. Kjo eklektikë është pasqyruar në armë dhe ajo kthehet në një krijim artistik. Gjatë periudhës së Rilindjes burri ka pasur aksesore shumë të pakta. Përveç zinxhirtit të sahatit të xhepit arma është atributi tjetër, të cilin e kanë mbajtur meshkujt.
Zbukurimet e armës janë shenja të statusit, të pozicionit në shoqëri, të gjendjes së pronësisë. Mjeshtrit bullgarë kanë qenë shumë të njohur, madje për pushkët e punuara nga mjeshtrit e qytetit Sliven kanë ardhur nga Azia e Vogël dhe Egjipti. Dhe në qoftë se në zbukurimin e shembujve të sjellë nga Lindja dominojnë metali, rrëshira me ngjyrë dhe smalti, armët ballkanike janë me një zbukurim shumë të pasur prej sedefi dhe gurësh gjysmë të çmuar, kurse pllakat prej sedefi janë të veshur me rruaza ari metalike, gjë e cila e bën armën shumë më të bollshme dhe me më shumë shkëlqim. Shumë karakteristike janë dhe rozetat prej bronzi, yjet, kryqet, si dhe fijet prej argjendi dhe ato të arta, të cilat futen në armë.
Një pjesë nga mbishkrimet e shenjta të armëve janë formula për lutje për mbrojtje nga Allahu ose Zoti, nganjëherë vihet simboli për guxim (shpata e Zylfiqarit), kurse në tipin e tretë shënohet emri i pronarit, gjë e cila është e lidhur me besimin në pavdekshmërinë e shpirtit. Shumë shpesh armë të këtij lloji janë porositur për peshqeshe dhe atëherë mbishkrimet përbëjnë fjali lavdëruese për atë, i cili do ta ketë armën. Zbukurimi më i thjeshtë i shpatave të ushtrisë së rregullt ose jataganët e pasur ballkanas - me bishta të punuara prej dhëmbëve të bardha të lopës së detit, me flori, argjend, koral, me mbishkrime të arta nëpër të gjithë pjesën e tehut, bëjnë një armë të tillë jashtëzakonisht të vlefshme.
Nga i gjithë zbukurimi mund të gjykohet për marrëdhëniet në periudhën e Rilindjes bullgare dhe për më tepër për qëndrimin e jashtëzakonshëm lidhur me armën jo vetëm si një pajisje për vrasje, por si zbukurim, si një simbol i trimërisë dhe burrërisë dhe zbukurim për vetë burrin- është e bindur Grozdelina Gjeorgjieva.
Një ekspozitë e tillë kaq e pasur e armëve tregohet për herë të parë. Ndaj saj do të përfshihet dhe mjeshtri i armëve të lashta Hristo Nikollov, i cili do të prezantojë koleksione prej modeleve të rinovuara dhe të bëra në bazë të modelit autentik të armëve personale.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Muzeu Etnografik Regjional në qytetin Plovdiv
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..