Partia Socialiste Bullgare (BSP) kërkoi krijimin e një komisioni në Parlament me rastin e skandalit lidhur me ndërprerjen e transmetimit të programit qendror të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) “Horizont” më 13 shtator për 5 orë. Liderja e socialistëve Kornelia Ninova filloi të flasë për diktaturë në veprim. “Ndërprerja e sinjalit të BNR-së është një rast pa precedent në historinë e Bullgarisë. Ne ngulim këmbë për përgjegjësi politike dhe për të vërtetën deri në fund”, tha Ninova. Deputetët e GERB-it deklaruan se nuk ka nevojë për krijimin e një komisioni të tillë në Parlament. “Kjo që ne mund të bëjmë është ta ndryshojmë legjislacionin”, vuri në dukje deputeti i GERB-it Toma Bikov. Mirëpo, si rrjedhim i kësaj Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se GERB do ta përkrahë kërkesën e BSP-së dhe përveç kësaj do të propozojë që Parlamenti të marrë vendim për kontrollimin e tërë menaxhimit të deritanishëm të BNR-së nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, si një organ i pavarur suprem.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..