Autorët e këtij libri të shumëpritur janë doc. Vihra Baeva dhe doc. dr. Vesellka Tonçeva nga Institutit i Etnologjisë dhe Folkloristikës me Muze Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave – studiuese të njohura të traditave dhe ritualeve tona. Libri është i destinuar për ata lexues, që shfaqin interes për folklorin tonë, ose duan të mësojnë më shumë për zakonet dhe ritualet tona. Për theksat e “Librit të madh të festave dhe zakoneve bullgare” na tregoi më shumë doc. Vesellka Tonçeva:
“Ne përdorim shumë letërsi, arkiva, libra të vjetër, por u mbështetëm edhe te puna në terren. Edhe të dyja kemi incizime të ritualeve të ndryshme, jemi zhytur thellë në këtë pjesë të kulturës sonë tradicionale. Libri tregon shumë gjëra të njohura për publikun e gjerë, por ka dhe shumë fakte të panjohura për traditat tona. Ai i është kushtuar kalendarit të riteve tona, atyre festave të cilat janë fiksuar në muaj. Është shkruar në një gjuhë të kuptueshme, u është destinuar nxënësve, por mund të lexohet nga çdonjëri i cili tregon interes për traditat, simbolet dhe mitologjinë bullgare. Brenda ka gjithçka. Ne kemi shkruar artikuj të veçantë të vegjël, kushtuar simboleve, imazheve për zakonin përkatës. Për shembull ka artikuj për shtojzovallet, murtajën, vezën, si dhe për kafshët, të cilat hasen në simbolikën e festave – bleta, bualli, lopa, kali, ariu, gjithashtu simbolet e ujit, zjarrit, gjyshes, Pizhos dhe Pendës, imazhi i Shën Mërisë në folklor, simbolet e kryqit. Në të njëjtën kohë ne kemi bërë aluzion për kohën moderne. Tregojmë për elementet e reja në festa dhe për kohën bashkëkohore. Sot në punën tonë në terren vazhdimisht po vëzhgojmë se çfarë po ndodh me këtë kulturë. Ajo është një organizëm i gjallë, i cili po zhvillohet. Koha e sotme nuk mund të mos e ndikojë. Po jetojmë në botën globale të internetit. Shpresoj se ky libër do të arrijë te sa më shumë njerëz dhe do të jetë i dobishëm në rikrijimin e festave. Në shumë rajone njerëzit bëjnë prova për t’i rikrijuar zakonet e vjetra. Tashmë nuk i ka gjyshet, të cilat mund të na tregojnë për zakonet e vjetra. Bëhet fjalë jo vetëm për veprime, por dhe për besime, përfytyrime, simbole. Kur njeriu i di këto gjëra, ai bëhet më i pasur, zhvillon ndjenjën e vet për kulturën dhe shpirtin bullgar. Shpresoj të mos duket tepër patetike, por ne kemi një pasuri të madhe, e cila na jep forcë dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë. Duhet t’i mbajmë mend rrënjat tona. Jemi përpjekur për ta bindur lexuesin se kultura jonë tradicionale është një përzierje mes krishterimit dhe folklorit, besimeve para pranimit të fesë së krishterë dhe praktikave nga kalendari i ri dhe nga ai i vjetër. Në fund themi se do të gëzohemi në qoftë se çdo një lexues kërkon rrënjat e veta – në qoftë se i pyet njerëzit e plakur, duke kërkuar diçka për fshatin e tij, ose për qytetin e tij të lindjes. Ne jemi duke përjetuar një rikthim drejt traditave, gjë të cilën e dëshmojnë tubimet e shumta që organizohen kohët e fundit. Njerëzit kanë nevojë për festat. Ky është një përjetim kolektiv, një energji e bukur.”
“Enë”, “linjë prodhimi”, “proces prodhues” – kjo terminologji e përforcon kohën e të ashtuquajturve aplikues nga e kaluara jonë jo aq e largët. Por një krijues, që jetonte brenda kufizimeve të një fabrike socialiste, arrin të dalë nga kornizat, duke i..
Një maratonë teatri dhe kinemaje tridhjetë e gjashtë orëshe do t’i prezantohet publikut në Sofje nga të diplomuarit e Akademisë Kombëtare të Arteve Teatrale dhe Filmike “Krëstjo Sarafov”. Edicioni i 20-të do të mbahet nga 25 deri më 27 prill. Sipas..
Është duke u realizuar një film artistik për jetën e Lili Ivanovës, njoftoi ekipi i emrit më të madh të estradës bullgare. Filmi mban titullin e punës “Lili– dashuria është jetë”. “Faleminderit të gjithë ekipit në “Mezhdinna stancija” për..
Rumen Rashev është një nga solistët më të shquar të baletit bullgar në fund të viteve ’70 dhe gjatë viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ai hyn në botën e..