Biznesi familjar në Bullgari është duke u zgjeruar. Gjatë 2 viteve të fundit janë regjistruar 1219 kompani të reja, ndërsa numri i të emëruarve është rritur me mbi 15 000, ose me 3.8 për qind, vë në dukje statistika kombëtare. Sipërmarrësit familjarë janë më shumë në qendrat e qarqeve dhe në qytetet më të vogla, derisa në Sofje ato përbëjnë vetëm 5 për qind të biznesit. Ndërmarrjet familjare në Bullgari janë mbi 104 000 dhe janë paraqitur në të gjithë sektorët e ekonomisë. Ato u sigurojnë punë 414 000 vetave. Më shumë janë firmat familjare në tregti – mbi 40 000 ose 39 për qind prej tyre. Pas tyre janë firmat e zanatçinjve dhe përfaqësuesit e profesioneve të lira.
Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin..
Në sheshin “Kullata” në qytetin bregdetar Sozopoll do të mbahet sot “Festivali i katërt i peshkut të kripur”. Ngjarja do të shënojë hapjen e Pazarit të Krishtlindjeve në qytet. Pjesëmarrësit në konkursin për peshkun më të mirë të kripur do të..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°, në Sofje 2°. Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët, me erë dhe shi. Në veri të Bullgarisë dhe në zonat malore do të bjerë borë, ndërsa nëpër qafa do të ketë kushte për stuhi dhe..
Është shumë herët për të parashikuar se si ngjarjet në Siri do të ndikojnë në luftën në Ukrainë. Kështu thotë Komisioneri Evropian i Mbrojtjes Andrius..
Këshilli Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh diskutoi projektbuxhetin për vitin 2025. Sindikatat dhe disa nga organizatat e punëdhënësve deklaruan mbështetjen..
Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e..