Në qytetin Plovidiv është duke u zhvilluar edicioni i 75 i Panairit Teknik Ndërkombëtar. Ngjarja, në të cilën marrin pjesë afro 600 firma nga 34 shtete, do të vazhdojë deri në 28 shtator. Në fakt kjo është ekspozita më e vjetër industriale në Bullgari, ndërsa disa e quajnë takimin më të rëndësishëm teknologjik në Ballkan. Sipas traditës në të tregohen arritjet e fundit të teknologjive, produktet dhe shërbimet në sferën e elektronikës dhe elektroteknikës, të energjetikës dhe ekologjisë, të teknologjive të informacionit, robotikës dhe automatizimit, inxhinierisë mekanike, ndërtimit, sektorit ujor, industrisë kimike, transportit, industrisë automobilistike. Sivjet ekspozitat e specializuara janë pesë – inxhinieria mekanike, teknika ndërtimore, automobilat, transporti, teknologjitë e informacionit dhe ato digjitale dhe energjetika dhe ekologjia. Ekspozuesit, të cilët gjatë 2019-ës prezantohen për herë të parë në panair janë 39 për qind, ndërsa vitin e kaluar ishin 35 për qind. Sipas organizatorëve kjo rritje flet jo vetëm për interes në rritje ndaj aktivitetit, por edhe për shfaqjen e segmenteve të të reja në industri. Për medaljet e arta të panairit, të cilat janë çmimet më të larta në industrinë bullgare, gjatë 2019-ës konkurrojnë 35 pajisje të reja. Vitin e kaluar partner i panairit ishte India, ndërsa sivjet është Federata Ruse. Një prej sensacioneve të panairit vjen pikërisht nga Rusia – një makinë që pikturon. Sipas shpikësve të saj nga Universiteti Elektroteknik i Shën Petersburgut veprat e saj nuk dallohen shumë nga ato të pikturuara nga njerëzit. Tani për tani pikturat janë vetëm me ngjyrë gri, por tashmë është krijuar një mënyrë për t’u përdorur të gjitha ngjyrat. Me ndihmën e intelektit artificial do të mund të pikturohen imazhe unikale, siç janë veprat klasike të artit. Më 24 shtator nga ora 19.00 deri në orën 19.20 për herë të parë në këtë ekspozitë do të vendoset kontakt me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar.
Edicioni i 75 i Panairit Teknik Ndërkombëtar në qytetin Plovdiv zhvillohet në një vit shumë të suksesshëm për Bullgarinë. Siç theksoi gjatë hapjes së aktivitetit Kryeministri Bojko Borisov, gjatë 2019-ës të gjitha agjencitë botërore të normimit të kreditit janë duke e rritur rejtingun e kreditit të Bullgarisë dhe ajo po ecën bindshëm në rrugën e aderimit në mekanizmin valutor ERM 2, që quhet gjithashtu “salla e pritjes në eurozonë”.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..
Shkalla e rritjes së çmimeve në BE u ngadalësua në 2.4% në prill 2025 në bazë vjetore krahasuar me 2.5% në mars, tregojnë llogaritjet e Eurostat. Për..
Për Bullgarinë, paqëndrueshmëria globale e bën ambicien e kahershme për t'u bashkuar me eurozonën më të rëndësishme - dhe më urgjente - se kurrë. Këtë..
Kur Bullgaria i bashkohet eurozonës dhe ka monedha me karakteristika kombëtare bullgare, në monedhën prej 2 eurosh do të vendoset imazhi i Shën Paisit...