Boksieri i ri bullgar Boris Stanchov humbi jetën në një ndeshje boksi në Shkodër fundjavën e shkuar. Menjëherë pas incidentit u përhap informacion se boksieri është Isus Velichkov, por më vonë u bë e qartë se i vdekuri e ka emrin Boris Stanchov. Ai është kushëriri i dytë i Isus Velichkovit dhe ka pasur ndalim për të garuar. Për këtë shkak boksieri i ri ka marrë pjesë në gjashtë ndeshje me dokumente false. “Me sa e di unë i kanë paguar atij që të humbasë”, komentoi Isus Velichkov në një intervistë televizive. Po sqarohen gjithashtu shkaqet dhe rrethanat sa i përket mashtrimit të Bashkimit Profesional Bullgar të Boksit dhe organeve zyrtare.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..