Këshilli Drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar zgjodhi bullgaren Kristalina Georgieva për drejtoreshë të fondit. Mandati i Georgievës është i 12-ti që nga thelemimi i këtij institucioni financiar në vitin 1944 dhe fillon zyrtarisht më 1 tetor. Në deklaratën e saj pas zgjedhjes ajo tha se me prioritet do t'i ndihmojë shtetet në uljen e rrezikut të krizave të ardhshme dhe në përgatitjen sa më të mirë të vendeve për reagim në raste krizash.
Qëllimi afatgjatë i Fondit Monetar Ndërkombëtar nën udhëheqjen e saj do të jetë që të përkrahë politika të qëndrueshme monetare, financiare dhe strukturore për ndërtimin e ekonomive më të forta dhe për përmirësimin e jetës së njerëzve.
Për të ruajtur fuqinë financiare të Fondit Kristalina Georgieva do të forcojë përpjekjet për mbikëqyrje dhe për zhvillimin e kapacitetit të tij.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..