Dita evropiane e gjuhëve, të cilën ne e kremtojmë çdo vit më 26 shtator që nga fillimi i shekullit është arsyeja që të bisedojmë me kolegët tanë nga redaksitë e gjuhëve të huaja të Radio Bullgarisë për domosdoshmërinë nga larmia gjuhësore. Sajti shumë-gjuhësor i Radios Kombëtare Bullgare ofron tema nga dhe për Bullgarinë në 10 gjuhë – bullgarisht, shqip, serbisht, greqisht, spanjisht, frëngjisht, gjermanisht, anglisht, rusisht dhe turqisht. Unë personalisht, nuk mund të përfytyroj që e gjithë bota të flasë vetëm në gjuhën angleze, thotë Zhorzheta Janeva nga redaksia gjermane. Sipas saj, informacioni i cili arrin deri tek njerëzit në gjuhën amtare është më i pranueshëm dhe i kuptueshëm:
“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, të këtë në gjuhën përkatëse transmetime për jashtë shtetit – mendon Zhorzheta dhe shton: “Përmes tyre jo vetëm që popullarizojmë kulturën dhe historinë bullgare, por dhe japim një informacion të plotë për atë që ndodh në Bullgari. Njerëzit të cilët punojnë në redaksitë gjuhësore kanë njohje të mëdha për kulturën e publikut të vet. Njohin në detaje politikën e tyre, mënyrën e jetesës, bile dhe mënyrën e të menduarit. Ata më mirë e dinë sesi të paraqesin informacionin përkatës në gjuhën konkrete. Me rëndësi është po kështu të mbetet larmia e gjuhëve në Evropë dhe në botë”.
Për Desisllava Semkovskën nga seksioni i gjuhës ruse i “Radio Bullgarisë” çdo një gjuhë e ka kulturën e vet, specifikën e vet, tingëllimin e vet, kuptimin e vet, i cili nganjëherë mbetet i fshehtë për njeriun i cili nuk është mbartës i saj.
“E pikërisht këtu është roli ynë – të përkthejmë dhe të japim maksimalisht saktë specifikën e gjuhës dhe ajo të mund të kuptohet” - shpjegon ajo. “Gjuhën ruse e flasin rreth 350 milionë veta, që është pothuajse 5% nga popullsia e planetit, ajo zë vendin e 5 për nga shkalla e shpërndarjes në botë. Ky është një publik i madh dhe vendi i Radio Bullgarisë bëhet gjithnjë e më i madh. Është mirë që njeriu të dijë disa gjuhë, por jo pak e rëndësishme është që njerëzit të njihen me kulturën, traditat e zakonet, historinë dhe specifikën e vetë gjuhës. Si mbartës të gjuhës ne dimë jashtëzakonisht shumë për shtetin përkatës dhe sa më saktë të përshtatim informacionin, e sqarojmë, e plotësojmë atë, të cilën njerëzit nuk e dinë, kështu që ata ta kuptojnë informacionin për Bullgarinë”.
Pavarësisht se një pjesë e madhe nga evropianët flasin gjuhë të huaja, kur interesohen prej një tematike më specifike jo gjithmonë mund të gjejnë informacionin, për të cilin interesohen:
“Kjo është lidhur më shumë me vendet e vogla, me popujt më të vegjël si këta këtu tek ne, në Ballkan – thotë Ani Dudeva nga redaksia serbe e Radio Bullgarisë. Një pjesë e madhe nga publiku ynë për shembull i flas gjuhët perëndimore saqë të mund të lexojë lirshëm, kurse kjo ka një rëndësi të madhe. Për njerëzit është shumë më lehtë dhe e këndshme të gjejnë atë, e cila i intereson në gjuhën e tyre të lindjes. Është me rëndësi të përmendim dhe bashkësinë bullgare jashtë shtetit dhe brezat e lindur jashtë kufijve të Bullgarisë, të cilët duan ta ruajnë identitetin e vet dhe shpirtin bullgar. Ne japim jo vetëm informacion aktual, por dhe materiale të këndshme, dëfryese, lidhur me Bullgarinë. Për një vend të vogël si vendi ynë është vështirë të gjeni një spektër kaq të gjerë të informacionit. Do të gjeni vetëm tema politike dhe ndoshta informacione të lidhura me tendencat ekonomike. Atë e cila jep një përfytyrim për frymën e një vendi, nuk do të mund ta gjeni në mediat e zakonshme. Është shumë gjë e mirë se gjithnjë e më shumë njerëzit zotërojnë gjuhët perëndimore dhe kjo krijon një komoditet më të madh gjatë komunikimit, por kjo nuk do të thotë se, gjuhët e vogla s’kanë të ardhme. Në botë ato po zhduken, por mendoj se ne në Evropë kemi dhe vetëdijen, por dhe mjetet për t’i ruajtur gjuhët e tilla dhe specifikën e kombeve të tyre. Gjuha është një element krejtësisht i detyrueshëm i identitetit kombëtar. Duke transmetuar, duke shkruar në gjuhë të huaja ne respektojmë identitetin e popujve të tjerë të mëdhenj e të vegjël.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaDita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket!..
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera -..
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga..