Qyteti bregdetar Burgas është përfshirë në listën e dhjetë qyteteve në botë, ku të huajt ndihen më mirë derisa drejtojnë makina. Ky klasifikim është bërë nga portali për kërkim dhe krahasim të ofertave për marrjen me qira të veturave “Discover Car Hire”, i cili zhvillon anketë ndër përdoruesit e tij për këtë se ku ngasja e makinës ka qenë më e këndshme për ta. Në anketë kanë marrë pjesë 2599 turistë, të cilët preferojnë të udhëtojnë me automjete.
Qyteti bullgar renditet në vendin e gjashtë. Është sqaruar se të anketuarit nuk kanë vlerësuar organizimin e qarkullimit rrugor, por në vend të parë kanë pasur parasysh pamjet e bukura afër rrugës, kuriozitetet e natyrës, objektet historike dhe kulturore në afërsi, plazhet dhe vendet për të bërë pazar. Informacioni është botuar në dnevnik.bg.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..