Që nga sot – 27 shtator në Bullgari fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme lokale. Ato do të zhvillohen në dy raunde – i parë më 27 tetor, kur votuesit do të zgjedhin kryetarët e bashkive dhe këshilltarët bashkiakë, i dyti është planifikuar për 3 nëntorin dhe ai do të zhvillohet në vendet, ku asnjëri prej kandidatëve nuk është zgjedhur me më shumë se 50% prej votave në raundin e parë.
Të drejtën e votimit e zotërojnë 6 227 901 bullgarë, kurse numri i kandidatëve për poste të ndryshme në organet e pushtetit vendor është 36 288. Më shumë janë ata që dëshirojnë të bëhen kyretarë të bashkisë së Sofjes (19) dhe në Plovdiv (14), kurse në 397 bashki ka vetëm nga një kandidat.
Për këto zgjedhje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 66 formacione - 59 parti dhe 7 koalicione. Sipas analizës së fundit të agjencisë sociologjike “Alpha Research” me siguri do të votojnë 46.9% prej zgjedhësve. Qëndrimet e tyre sa i përket rruajtjes apo ndryshimit të statukuo-së në pushtetin vendor janë shumë polarizuar.40.9% prej zgjedhësve duan që në bashkinë e tyre të vazhdojë të udhëheqë kryetari i deritanishëm, kurse 47.3% duan ndryshim. Në qytetet e mëdha shumica shpallet për ndryshim (68% kundrejt 32%) në bashkitë e mesme për nga madhësia raporti është më i moderuar (56% kundrejt 44%), kurse në bashkitë më të vogla ka më shumë njerëz, të cilët parapëlqejnë kryetarët aktualë (51% kundrejt 49%). Në bazë të kësaj analizatorët prognozojnë zgjedhje më të diskutueshme dhe intriguese në bashkitë e mëdha.
Përgjigja e pyetjes “cila është alternativa e partisë në pushtet” tregon parapëlqime tepër të fragmentuara. 17% mendojnë se kjo është Partia Socialiste Bullgare, 4.9% - Bullgaria Demokratike, 3.8% - “Patriotët e Bashkuar”, kurse 8.9% preferojnë ndonjë forcë tjetër politike.
Një faktor i rëndësishëm në zgjedhjet lokale do të jenë “lojtarët ” alternativë vendas. Për kandidatë të tillë do të votojnë 10% prej zgjedhësve, në disa vende pjesa e tyre arrin 15%. Në zgjedhjet vendore “votimi protestues” nuk e ka të njëjtën logjikë, si në zgjedhjet parlamentare. 37.2% prej të anketuarve deklarojnë se për të ndryshuar kryetarin aktual të bashkisë janë gati të bashkohen rreth cilado qoftë kandidature. 61.9% pohojnë se do të votojnë duke pasur parasysh cilësitë personale të kandidatëve dhe parapëlqimet e veta politike, jo sipas parimit “kundër”. Kjo sipas sociologëve do të thotë se bashkimi i të pakënaqurve nuk është një proces automatik, posaqëruisht duke folur për zgjidhjen e problemeve vendore.
Por zgjedhësit kanë dhe disa parapëlqime specifike të regjistruara nga agjencia “Trend”. Pyetjes a është më mirë për kryetar bashkie të zgjidhet një burrë apo një grua, pjesa më e madhe e të anketuarve deklarojnë se seksi nuk është me rëndësi. 36% janë të mendimit se është më mirë kryetari të jetë meshkull, kurse 10% - femër. Për 41% prej të anketuarve mosha e kandidatit s’ka rëndësi, 40% parapëlqejnë njeri më të ri. Sipas 72% prej zgjedhësve kryetari i bashkisë duhet të ketë lindur në vendbanimin e tyre dhe vetëm 20% përkrahin mendimin e kundërt.
Për arritjen e qëllimeve të tyre në bashkitë e ndryshme duket se partitë politike janë gati të bëjnë kompromise Partia Socialiste Bullgare u ka dhënë liri të madhe zyrave të saj vendase që të bëjnë koalicione me vetëm një kusht i detyrueshëm – ato nuk mund të bashkëpunojnë me partinë në pushtet GERB. Për zgjedhjet vendore kandidatura e partisë GERB (që qeveris me mbështetjen e koalicionit të Patriotëve të Bashkuar), në këto zgjedhje në kryeqytet kandidatura e saj do të përkrahet nga Bashkimi i Forcave Demokratike. Dy partnerët në “Patriotët e Bashkuar” - VMRO dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë kanë kandidatë të përbashkët vetëm në 1/3 prej bashkive, në disa vende bashkëpunojnë me “Ataka”, por kudo janë kundër formacionit të minoritetit turk Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Tabloja e ndërlikuar në fillimin e fushatës zgjedhore i bën prognozat shumë të vështira, por me siguri konkurrenca do të jetë shumë e fortë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..