Gjatë 2030-ës Bullgaria duhet të ketë standard të lartë të jetesës, të jetë e aftë për konkurrencë dhe të ketë ekonomi me nivel të ulët të karbonit. Këtë e parashikon Programi Kombëtar për Zhvillim. Programi është publikuar në Portalin për konsultime publike pranë Këshillit të Ministrave. Dokumenti cakton 3 qëllime strategjike të Bullgarisë në 5 fusha për zhvillim me 13 prioritete kombëtare. Qëllimet janë këto: Transformim teknologjik, rritja demografike dhe pakësimi i pabarazive. Lidhur me qëllimin e parë planifikohet rritje e efikasitetit të resursit dhe përballim i prapambetjes së digjitalizimit. Sa i përket qëllimit të dytë shënohet se po të mos përmirësohen treguesit demografikë do të rrëzohen mundësitë për rritje të qëndrueshme. Që të pakësohen pabarazitë sociale dhe territoriale planifikohet përshpejtim i rritjes.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..