Një vendim i shpejtë për çështjet e hapura ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut është i mundshëm, deklaroi Kryeministri maqedonas Zoran Zaev në lidhje me takimin e zhvilluar konsultativ të thirrur nga Presidenti bullgar Rumen Radev.
Sa i përket pozitës së Sofjes, se mbështetja e saj për të ardhmen evropiane të Shkupit nuk është pa kushte dhe se Bullgaria insiston për plotësimin e kushteve të parashikuara në Traktatin e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, Zaevi komentoi se s’ka arsye për shqetësim:
“Ne i marrim paralajmërimet dhe mesazhet nga Sofja. Bullgaria është një nga përkrahësit tanë më të mëdhenj në BE dhe besoj se ajo do ta pohojë këtë duke ndihmuar fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut – diçka që vendi ynë e pres që prej 15 vjetëve, që kur është kandidate për anëtarësim”.
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..