Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave teprica buxhetore e Bullgarisë është përgjysmuar deri më 600 mln. euro në fund të gushtit. Një muaj më parë suficiti në buxhetin shtetëror ishte 1,5 mlrd. euro, por u pakësua ndjeshëm pas blerjes së avionëve gjuajtës F-16 nga ShBA-ja. Ministria pret se gjatë shtatorit në buxhet do të akumulohen 600 mln. euro. Zakonsiht gjatë muajve të fundit të vitit shpenzimet e qeverisë shënojnë rritje. Pasi buxheti shtetëror ishte aktualizuar dy herë gjatë vitit 2019, tani është parashikuar deficit prej 2% prej Produktit të Brendshëm Bruto, apo mbi 1 mlrd. euro.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..