Njerëzit në karroca invalidësh çdo ditë provojnë në kurrizin e vet “armiqësinë” e mjedisit të qytetit. Ata “luftojnë” me trotuaret e larta, me pragjet e pakalueshme të godinave publike dhe të dyqaneve, me rampat të cilat nuk i çojnë askund. Por, për më tepër - me apatinë e zyrtarëve, nga të cilët varet ndryshimi këtij mjedisi të pafavorshëm. Dhe derisa ëndrra e tyre të mund të arrijnë aty, ku mund të shkelë këmba e njeriut, mbetet akoma iluzion, një bullgar i frymëzon me shpikjen e tij.
Karroca elektrike e Ivajllo Kolevit me lehtësi i përballon pengesat e qytetit dhe ngjitet nëpër majat e maleve. Ajo lëviz në dy rrota, balancon me xhiroskop dhe përdor bateri, të cilat punojnë rreth 8 orëve.
Lëvizja përpara dhe mbrapa realizohet përmes përkuljes së trupit, që është një farë rehabilitimi, kurse i merr kthesat me ndihmën e një timoni - thotë shpikësi. Derisa në karrocat e zakonshme njerëzit qëndrojnë të ulur, pa bërë absolutisht asgjë, në këtë, që të mund ta vënë në veprim, përdoruesit duhet të bëjnë lëvizje me trupin, kurse kjo forcon muskujt e tyre - kuptohet, aq sa është e mundur dhe në varësi nga traumat. Qëllimi tjetër përpara ekipit tonë ishte që ta ngremë maksimalisht njeriun në karrocë, në mënyrë që ai të jetë në nivelin e vështrimit të të tjerëve që ecin në këmbë, kështu ai do të ndihet i barabartë.
Përpara viteve, Ivajllo Kolevi ka vizituar rastësisht një nga stërvitjet e skuadrës së basketbollit për njerëz me aftësi të kufizuara. Atëher ai ka takuar për herë të parë këta njerëz me një formë mjaft të fortë trupore dhe me një frymë edhe më të fortë. Duke e parë sesa vështirë ata arrijnë deri në sallë dhe hyjnë në të, ai ka vendosur që t’i përkushtohet një kauze, për të cilën i duhen afro 3 vjet, por kurorëzohet me sukses – karroca e parë në botë që i kalon pa problem të gjitha pengesat e qytetit.
Me “Të Egrën”, siç e quanjnë karocën në ekipn e Ivajllo Kolevit, përpara ca kohe, në majën Çerni Vrëh (në malin Vitosha) fare vetë u ngjit Vlladi Gjurov, i cili ka mbetur i paralizuar pas një aksidenti me biçikletë. Kurse kjo është një arritje botërore - asnjë njeri deri në këtë moment nuk ka arritur me karrocë deri në një pikë aq të lartë mbi nivelin e detit. Kjo është dhe shpresë për shumë njerëz se mund të përmirësojnë cilësinë e jetës së tyre. Por, që të mund të bëhet kjo ka nevojë për ndihmë - për prodhimin e saj dhe për njerëzit në nevojë që të mund ata t’ia lejojnë vetes.
Deri në këtë moment, kudo ku i jemi mbështetur shtetit, kemi hasur vetëm probleme - pohon Ivajllo Kolev. Mot do të bëjmë formimin e çmimit dhe do të shikojmë a mundet shteti në ndonjë farë mënyre t’i ndihmojë këta njerëz. Mjerisht, kohët e fundit ai nuk bën mjaft për ta, por ne do të bëjmë atë që është e domosdoshme. Po zhvillojmë teste të përditshme të makinës dhe absolutisht çdo njeri, i cili është lidhur me ne, e ka provuar falas karrocën - ekipi ynë shkon deri në shtëpinë e tij, e merr, e mëson, e shëtit në malin Vitosha, në parqe. Ideja jonë është që të mund të bëjmë disa karroca dhe t’ua japim njerëzve që kanë nevojë. Kështu ata do të mund të dalin në rrugë do të shëtisin në mal ose kudo që të duan. Dhe të paktën për pak të dalin nga izolimi në të cilin jetojnë për shkak të mejdisit jo të favorshëm të qytetit.
Karroca mund të përdoret për ngjiten e shkallëve, por mund të themi dhe se i kalon pothuaj të gjitha pragjet e dyqaneve, me qenë se në pjesën më të madhe të rasteve përveç tyre edhe dyert nuk janë të përshtatur për përdorim nga njerëzit në karrocë invalidësh. Për njerëzit me aftësi të kufizuara është jashtëzakonisht vështirë të dalin në rrugë. Për ta pothuaj të gjitha rajonet e Sofjes janë të paarritshme - bile në vendet ku ka rampa, nuk janë siguruar kushte të domosdoshme për përdorimin e tyre.Pavarësisht nga interesi i madh nga jashtë, Ivajllo Kolev do të mundohet ta prodhojë karrocën e tij pikërisht këtu, në vendin tonë. Sepse mendon para së gjithës për bashkatdhetarët tanë që kanë nevojë për të.
Foto:IMobility
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen..