Një prej turoperatorëve më të mëdhenj bullgarë “Astral Holidays” bëri të ditur se ka falimentuar. Firma është partneri bullgar i kompanisë së falimentuar turistike britanike “Thomas Cook”. Udhëtimet e të gjithë klientëve që kanë blerë paketa udhëtimi dhe aktualisht janë jashtë shtetit janë mbuluar krejtësisht nga kompania. Tani për tani nuk ka rrezik për fluturimet e tyre, ose për vendosjen e tyre në hotele, si dhe për refuzimin e shërbimeve të tjera turistike, pohoi kompania. “Astral Holidays” nuk ka mundësi për të realizuar udhëtime të ardhshme të planifikuara të një pjese të klientëve të saj pas datës 07.10.2019. Ata do të informohen personalisht me anë të telefonit nga nëpunësit e shoqërisë dhe do t’u paguhet atyre dëmshpërblim me mjetet e garantuara nga sigurimi “Përgjegjësi e turoperatorit”.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..