Filmi i parë i Nadezhda Kocevës “Irina” është nominuar nga Akademia Evropiane e Filmit për zbulimin e vitit. Këto çmime janë të njohura si “Oskari” evropian. Mbi 3 600 anëtarët e Akademisë do të votojnë për çmimet, të cilat do të dorëzohen në një ceremoni më 7 dhjetor në Berlin.
Gjatë korrikut filmi “Irina” mori çmimin për regji në edicionin e 16 të festivalit kinematografik ndërkombëtar në Tokio dhe diplomë nderi në edicionin e 26 të festivalit kinematografik evropian në Paliç të Serbisë.
Filmi tregon historinë e Irinës së re, e cila është e detyruar të kujdeset për familjen e saj. Në një moment të rëndë ajo bie dakord që të bëhet nënë surrogate. Gjatë shtatzënisë Irina e rizbulon veten dhe kupton se çfarë do të thotë të duash dhe të falësh.Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..