Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një stinë interesante, e përmbushur me shumë muzikë të bukur premton Orkestra për Muzikë Popullore e Radios Kombëtare Bullgare

Koncerti me të cilin Orkestra për Muzikë Popullore e Radios Kombëtare Bullgare e hap stinën e vet është më 10 tetor në Studion numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare. Si zakonisht programi gërsheton tradita dhe frymë novatore.

Foto: BNR

Po e fillojmë stinën tonë të 67 të koncerteve- tregon dirigjenti Dimitër Hristov. Në fillim do të interpretojmë “Buenec Trakas” të Kosta Kolevit - një pjesë e njohur në repertorin tonë. E ekzekutojmë në koncertin tonë të parë çdo vit, që të mos të harrojmë traditat e mira. Kemi dhe disa premiera. Njëra është “Udhëtim” e kolegut tonë nga orkestra Angjell Dimitrov (një interpretues virtuoz në tambura dhe në kitarë). Autori është dhe solist, bashkë me një virtuoz tjetër nga orkestra - fyelltari Nedjallko Nedjallkov. Pjesa është e jashtëzakonshme. Është e kompozuar përpara rreth 20 vjetëve, por Angjeli e ndryshoi dhe tani tingëllon në mënyrë jashtëzakonisht moderne. Një kolegu ynë tjetër-gajdexhiu Petjo Kostadinov, krijoi “Melodi të shkëlqyera për merak”, të cilave unë u bëra aranzhimin. Edhe një titull tjetër, të cilin nuk mund ta lë pa përmendur është  “Fluturimi i buburrecit”. Këtë pjesë të njohur nga Nikollaj Rimski-Korsakov do ta dëgjoni në ksilofon në interpretim të Ivan Conkovit. Programi përfshin dhe veprat në repertorin tonë, të cilat mbahen mend më shumë -“Qyteti i vjetër” dhe “Suitë shope” nga Dimitër Trifonov, “Baladë Lindore” e Kostadin Gençevit, “Meloditë e mia komite” e të tjera.

Një pjesëmarrje të posaçme në koncert do të ketë Nadja Petrova, një nga këngëtaret më të dashura popullore nga krahina e Trakisë. Ajo do të këndojë këngët e fundit,  të cilat i incizoi bashkë me ne.

Vallja kopanica - autor dhe solist Petër Rallçev

Stina 2019/2020 filloi në mënyrë kureshtare, kurse edhe më kureshtare është se çfarë do të presim në programet e tjera. Le të rikujtojmë se që nga viti 2011, kur Dimitër Hristovi qëndroi në krye të “orkestrës prej solistëve”, vuri fillimin e disa cikleve prej koncerteve. Gjatë viteve numri i tyre u shtua. Kurse më i riu qe “Sekreti i instrumenteve bullgare”.

Më 19 dhjetor do të prezantojmë dhe pjesën e dytë të vargut për instrumente- vazhdon maestro Hristov.Do të tregojmë për historinë e veglës gëdullka me ndihmën e disa nga interpretuesit më të njohur të këtij instrumenti. Mes tyre janë Dimitër Llavçev, Rosen Genkov, Pejo Peev, Hristina Beleva, Darina Cekova e të tjerë. Planifikojmë më vonë të prezantojmë artin e gajdes, të tamburasë...Gjatë muajit shkurt do të vazhdojmë projektin tonë “Përralla për të mëdhenj dhe të vegjël”. Në të ftojmë fëmijë të talentuar nga shkollat muzikore në Bullgari që të tregojnë artin e vet. Muzika është një pasuri e madhe dhe duhet të kujdesemi për më të rinjtë, t’i inkurajojmë dhe t’i frymëzojmë. “Top projektin” tonë-“Ritmi i Ballkanit”, do ta prezantojmë gjatë muajit prill. Nuk do t’i prezantoj mysafirët, që të mund të jenë si një surprizë, por do t’ju them se janë shumë interesantë. Stina do të përfundojë me fizarmonicistin Petër Rallçev –një virtuoz i vërtetë dhe një novator. Kemi përgatitur një program shumë special, i cili është i përbërë krejtësisht prej pjesëve të reja. Do të marrin pjesë kolegë nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, një grup i përzier, si dhe grupi vokal “Spektrum”. Një projekt mjaft i rëndë për realizim, por me një vlerë shumë të madhe.

Stakato - autor dhe solist Nedjallko Nedjallkov

Përpara disa ditëve, derisa orkestra dhe dirigjenti i zhvillonte provat për hapjen e stinës, në Sofje u zhvillua Konkursi tradicional për kompozimin e një vepre simfonike 7/8. Në të mori pjesë dhe Dimitër Hristov, kurse krijimi i tij fitoi çmimin e dytë.

“Gëzohem shumë se pjesa ime “Përrallë për vallen “rëçenica”, e cila gërsheton melodi të vallëzimit nga regjionet e ndryshme etnografike, është vlerësuar në këtë mënyrë. –tha kompozitori. -I jam shumë mirënjohës jurisë, publikut, si dhe maestro Grigor Palikarovit dhe kolegëve nga Filarmonia e Sofjes, të cilët e interpretuan veprën në mënyrë të shkëlqyer.

Me qenë se mjetet shprehëse të cilat janë përdorur në “Përrallën për vallen rëçenica” janë krejtësisht të ndryshme, pjesa nuk ka sesi të përfshihet në repertorin e Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, por autori i saj po përgatit kompozicione të tij të tjera të cilat do t’i dëgjojmë në disa nga koncertet. Siç dihet, ato gjithmonë janë përpara një salle të përmbushur plotë e përplot, kurse Dimitër Hristovi është i bindur se projektet e ardhshme do të gëzojnë një numër edhe më të madh adhuruesish.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër njohje e muzikës sonë amtare në këngën "Përgjithmonë"

Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..

botuar më 24-11-11 6.10.PD

Këngët e Kiçka Savovës mbledhin të rinj të talentuar në një master klasë në Plovdiv

Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..

botuar më 24-11-08 1.10.MD

Iskrena Jordanova – një muzikante e shquar që ia kushtoi zemrën muzikës barok

Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..

botuar më 24-11-06 7.50.PD