Bullgaria, Greqia dhe Qiproja i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të mos e nënvlerëson problemin me fluksin në rritje të refugjatëve që përpiqen të hyjnë në territorin e Bashkimit, duke kaluar me anije Mesdheun Lindor. Pas sesionit të sotëm të Këshillit “Drejtësia dhe Punët e Brendshme” në Luksemburg ministrat e punëve të brendshme të tri vendeve kërkuan zbatim më efektiv të marrëveshjes me Turqinë nga viti 2016 për kthimin e më shumë migrantëve dhe për kundërvënien e trafikantëve të qenieve njerëzore. Sofja, Athina dhe Nikozia insistojnë për më shumë mjete financiare për shtetet në regjion për përballimin e krizës së migrantëve. Ministri i brendshëm bullgar Mlladen Marinov tha se fluksi i migrantëve në kufijtë bullgarë nuk është ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme në sajë të bashkëpunimit të mirë me autoritetet kompetente turke.
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..