Presidenti bullgar Rumen Radev dhe homologu i tij grek Kiriakos Micotakis diskutuan partneritetin ndërmjet të dyja vendeve në situatën e re të lidhur me fluksin më të madh të migrantëve ndaj Evropës. Të dy i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të ndihmojë mbrojtjen e kufijve të tij të jashtëm.
Dy vendet janë partnere strategjike dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin në sferën e mbrojtjes, shtoi Presidenti Radev. Bashkë me Micotakis është arritur mirëkuptim parimor për bashkëpunim për mbrojjen e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut.
Kiriakos Micotakis ka prezantuar gjithashtu mundësinë për pjesëmarrje bullgare në privatizimin e ardhshëm të portit të Aleksandrupolisit. Presidenti bullgar është në Athinë për samitin e krerëve shtetërorë nga grupi “Arraiolos”.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..