Në takimin e 15 të presidentëve të republikave parlamentare në BE, takim ky i cili zhvillohet në Athinë, Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev deklaroi se në rast se gjatë mandatit të ri të institucioneve Bashkimi Evropian nuk investon në unitetin e tij social dhe ekonomik ndarja e brendshme do të vazhdojë të kërcënojë parimet dhe stabilitetin e tij. Në fjalimin e vet Kreu i Shtetit e vuri theksin te domosdoshmëria për përballimin e dallimeve mes Lindjes-Perëndimit dhe Verut-Jugut në Evropë. BE-ja ende reagon kryesisht ndaj ndryshimeve në mjedisin e sigurisë, derisa lojtarët e tjerë strategjikë e ndryshojnë këtë mjedis në interes të vet. Bashkimi po vazhdon të ketë nevojë për një plan operativ për të mbrojtur kufijtë e tij të jashtëm, në rast një presioni të madh migrantësh dhe situata e tanishme e ripohon këtë, deklaroi Kreu i Shtetit dhe bëri thirrje gjithashtu për reforma në Rregulloren e Dublinit dhe në politikën evropiane për dhënien e strehimit.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..