Papa Françesku e ngriti ekzarkinë apostolike në Sofje për katolikët nga ritet lindore në Bullgari në rangun e peshkopatës me emrin “Peshkopata e Sofjes Shën Joan XXIII për katolikët nga riti bizantin-sllav në Bullgari”. Për peshkop të parë në peshkopatë është i emëruar monsinjori Hristo Projkov. Peshkopata e re është ngritur më 11 tetor - dita në të cilën Kisha Katolike shënon festën liturgjike të Shën Joanit XXIII. Anxhelo Ronkali, papa i ardhshëm Joan XXIII, është përfaqësues i Selisë së Shenjtë në Bullgari që nga viti 1925 deri në vitin 1934. Me ndihmën e tij gjatë vitit 1926 Roma krijoi Ekzarkinë Katolike Apostolike me seli Sofja. Ronkali është i njohur si “Papa Bullgar”. Ai mbërriti në Bullgari në një periudhë të vështirë për vendin dhe zhvilloi një veprimtari të gjerë humanitare.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..