Një ekspozitë interaktive robotësh në Qendrën Serdika në kryeqytet hap dyer sot në Qendrën Serdika në kryeqytet deri më 27 tetor. Ekspozita është për herë të parë në Bullgari dhe do të prezantojë 15 robotë me aftësi unikale. Përveç se mund të zbatojnë komanda të veçanta disa prej robotëve mund të shprehin edhe emocione, të këndojnë, të vallëzojnë, të jenë aktorë, t’i ndihmojnë njerëzit në jetën e përditshme, madje në biznes. Robotët janë ndihmës shumë të vlershëm të fëmijëve me vështirësi në procesin e mësimit, mendojnë shkencëtarët. Hyrja është falas. Vizituesit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një tombolë, ku mund të fitojnë robotë të vërtetë arsimorë, shtëpiakë, ose muzikorë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..