Nën udhëheqjen e Zv. Kryeministres dhe Kryetares së Këshillit të Sigurisë Kibernetike Marijana Nikollova në Sofje u zhvillua një takim kushtuar domosdoshmërinë për rritjen e ndëshkimeve dhe sanksioneve për krimet kibernetike.
Në të morën pjesë Ministri i drejtësisë Danaill Kirillov, përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, të Zyrës Kombëtare të Hetimeve dhe të organizatave të juristëve, prokurorëve dhe hetuesve. Deri në fund të këtij muaji pjesëmarrësit duhet t’i parashtrojnë propozimet e tyre për sanksione, të cilat do të jenë më adekuate, duke pasur parasysh përparimin e shpejtë të teknologjive të informacionit dhe mjedisin e sigurisë kibernetike, i cili është duke u ndryshuar vazhdimisht.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..