Niveli i papunësisë së regjistruar në vend ruhet edhe gjatë muajit shtator. Përqindja e llogaritur – 5.3, nuk ka ndryshuar tashmë tre muaj me radhë. Sipas bazës vjetore në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018 statistika administrative e Agjencisë së Punësimit tregon një ulje prej 0.3 për qind. Në fund të muajit të papunët e regjistruar në zyrat e punësimit janë gjithsej 172 781 dhe numri i tyre është rritur në mënyrë minimale kundrejt gushtit. Në krahasim me shtatorin e vitit 2018 ata janë me 11 065 më pak.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..