Bullgaria ka një rezervë serioze në tregun e punës nga mbi 200 000 njerëz jo aktiv në moshën e punës. Prioritet në Planin Kombëtar të Punësimit për vitin e ardhshëm do të jetë aktivimi i këtyre njerëzve, si dhe kërkimi i mundësive për punësimin e njerëzve me aftësi të kufizuara. Këtë e tha para gazetarëve zëvendës ministri i punës dhe i politikës sociale Llazar Llazarov. Ai hapi një konferencë për shpalljen e rezultateve nga vlerësimi i efektit të politikës në tregun e punës. Ata 200 mijë veta nuk janë të regjistruar në Zyrat e Punësimit. Ata as mësojnë, as punojnë, as përfshihen në kurset e kualifikimit suplementar. Me ndihmën e ndërmjetësuesve shteti më parë do ta kërkojë dhe pas kësaj do t’u ofrojë shërbimet e Agjencisë së Punësimit. Po përgatiten edhe shërbime të reja të cilat si të tjerët do të jenë falas, saktësoi zëvendës ministri.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..