Bullgaria është e hapur për një partneritet edhe më aktiv ekonomik dhe investues me Japoninë, tha presidenti Rumen Radev në një takim me kryeministrin Shinxo Abe. Takimi u zhvillua në kuadrin e vizitës së kreut bullgar të shtetit në Tokio ku ndodhet për të marrë pjesë në kurorëzimin e perandorit Naruhito, njoftuan nga qendra e shtypit të kreut të shtetit. Shembujt e mirë të bashkëpunimit midis kompanive bullgare dhe japoneze në industrinë automobilistike, energjetikë dhe prodhimin e ushqimeve duhet të shfrytëzohen si model për zgjerimin e mëtejshëm të investimeve japoneze në Bullgari, theksoi zoti Radev. Kryeministri Abe vuri në dukje vlerësimin e lartë të kompanive automobilistike japoneze për furnizimet e komponentëve dhe pjesëve të automobilave nga Bullgaria. Ai shtoi, se Japonia shfaq interes për një bashkëpunim edhe më të ngushtë në këtë fushë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..