Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi Ivan Geshevin kryeprokuror të ri. Zëvendës kryeprokurori i deritanishëm ishte kandidati i vetëm për postin. Ai fitoi 20 vota “pro” dhe 4 “kundër” në votimin e 24 magjistratëve të lartë.
Dëgjimi në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe pyetjet drejtuar Ivan Geshevit vazhduan më se 10 orë dhe u shoqëruan me bllokimin e qendrës së Sofjes nga demonstruesit. Një grup protestuesish përkrahte Geshevin, ndërsa një grup tjetër hidhte poshtë kandidaturën e zëvendës kryeprokurorit të deritanishëm.
Nuk e di të më mbështesin qarqe politiko-oligarkike. Kështu Iu përgjigj Ivan Geshevi në procedurën e dëgjimit pyetjes a ka përkrahjen e subjekteve të tilla. Ai shtoi se nuk njeh oligarkë dhe nuk do të lejojë që të ketë “çadër” mbi asnjërin.
“Erdhi koha në të cilën në krye të Prokurorisë të qëndrojë prokuror”, tha kryeprokurori i tanishëm Sotir Cacarov në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke shpjeguar pse e përkrahu zëvendësin e tij të deritanishëm në votim. Nga ana e vet kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit Llozan Panov nuk fshehu se votoi “kundër”, sepse “mungesa e konkurrencës në këtë procedurë na privoi nga mundësia të njihemi me konceptin për zhvillimin e prokurorisë edhe të kandidatëve të tjerë dhe kështu në një mjedis pluralist të vlerësojmë saktë cilësitë e kandidatëve.”
Më 22 korrik 2019 kandidatura e Ivan Geshevit u bë e vetmja për postin e kryeprokurorit të përkrahur edhe nga Sotir Cacarovi. Emri i Ivan Geshevit u dëgjua në hapësirën publike kryesisht me aktakuzën në procesin për falimentimin e Bankës Korporative Tregtare në të cilën i pandehuri kryesor është Cvetan Vasilevi i cili fshihet në Serbi.
Sipas Kushtetutës kryeprokurori emërohet dhe çlirohet nga presidenti me propozim të plenumit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për një afat shtatëvjeçar pa të drejtën e zgjedhjes së dytë. Presidenti nuk mund të refuzojë emërimin ose çlirimin në rast se propozimi bëhet herën e dytë. Kryeprokurori i ri duhet të hyjë në detyrë jo më vonë se 10 janari i vitit 2020, kur përfundon mandati i Sotir Cacarovit.
Për shkak të mungesës së reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Rezervatit “Srebërna” është vetëm 15 centimetra, gjë që përbën një kërcënim serioz për të gjithë ekosistemin – njoftoi BNT. Liqeni është një nga zonat më të rëndësishme të lagështa në..
Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Sofjes, Dobromir Borisllavov, bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj natyrës së egër. Në një intervistë për BNT, Borisllavov theksoi se ka ardhur koha t’i jepet fund tregtisë së..
Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore..
Duhet të jemi shumë të kujdesshëm që Bullgaria të mos përfshihet në konfliktet që po përshkallëzohen. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev për..
Natën do të jetë e kthjellët dhe pothuajse e qetë. Të martën, më 24 qershor , do të jetë përsëri me diell, pas mesditës në ultësira – me vapë. Do të..
Një delegacion bullgar i kryesuar nga kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në takimin e NATO-së që fillon më 24 qershor në Hagë, me fokus në..