Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Filmi i metrazhit të shkurtër “Detyrat e ditës” do të marrë pjesë në garën për “Oskar”

Foto: Compote Collective

Një film bullgar u bë pretendues në kategorinë e filmave të vizatuar me metrazh të shkurtër të çmimeve “Oskar”. Filmi 5 minutash me titull “Detyrat e ditës” me regji të Petja Zllateva ishte prezantuar për herë të parë në edicionin e 16-të të festivalit ndërkombëtar për filma me metrazh të shkurtër “In the Palace“ në qytetin Varna.

Petja Zllateva dhe Vesella DançevaMënyrat që një film të mund të kualifikohet për çmimet e Akademisë Amerikane të Filmit janë dy – shpërndarje komerciale në territorin e Shteteve të Bashkuara, ose çmim nga ndonjë festival prestigjioz tregon producentja e filmit Vesella Dançeva. Forumi Ndërkombëtar “In the palace” ka që prej disa vjetëve kualifikimin e duhur, gjë që doli se është një shans i madh për një film bullgar të bërë me financim bullgar nga një autor yni.”

Filmi ”Detyrat e ditës” është pjesë nga projekti “ Vija dhe vjersha” në të cilin regjisorët zgjedhin vjersha të ndryshme dhe i rikrijojnë në filma vizatimorë me metrazh të shkurtër. Pjesa e parë është kaq e suksesshme, saqë vendosin të vazhdojnë me autorë krejtësisht të rinj si dhe me krijime të reja. Një prej tyre është filmi i Petja Zllatevës “Detyrat e ditës”, të krijuar në bazë të vjershave të Stefan Ivanovit. Historia është lidhur me  detyrat e vogla të përditshme të heroinës kryesore, në të cilat ajo zbulon një largim nga vetmia. Një frymëzim i jep regjisores “ritmi i shpejt, veprimet, të cilat të çojnë deri në një pandryshueshmëri absolute, ndjenja për trishtim dhe një kotësi në poezi”. Animacion klasik, punimi i të cilit kushton më shumë se 1 vit.

Jo rastësisht Petja Zllateva zgjedh që t'i pasqyrojë personazhet nga poema si kafshë:  

“U bë fare e natyrshme por, sepse mua nuk më pëlqen të pikturoj vetëm njerëz – thotë Petja Zllateva. Duke pikturuar një njeri ti e vendos atë në mënyrë vizuale në ndonjë farë kufiri. Doja që mosha e heroinës kryesore të mbetet në një diapazon të gjerë, me qenë se në vetë poemën në asnjë vend nuk sqarohet se cila është ajo. E përdorëm tekstin si një bazë për ndërtimin dhe formimin e mëtejshëm të skenarit. Më vonë kuptohet se cilët janë këto fantazma dhe përse janë aty.


Fantazmat, për të cilat flitet në vjershë sipas meje janë më tepër një paraqitje e dëshirave të heroinës – shton Vesella Dançeva. Në kërkimin e ritmit të saktë këmbyem kronologjinë e disa prej skenave. Në vjershë momenti me furçat e dhëmbëve, të cilat pakësohen një nga një është në fund, kurse tek Petja filmi fillon me larjen e dhëmbëve dhe shikojmë se furça është vetëm një. Kjo skenë menjëherë tregon sesa e vetmuar është heroina dhe se miqtë të cilët ajo i qeras në fakt janë një pasqyrim i dëshirës së saj për të jetuar, të angazhuar me fëmijë dhe njerëz të dashur”.

“Dhe pavarësisht se në “Detyrat e ditës” tema bazë është vetmia, në final në vetëdijen tonë vazhdon të tingëllojë e qeshura e heroinës kryesore, e interpretuar nga aktorja Emilija Kllajn në gjuhët bullgare dhe angleze. Nëse ajo tallet me vetminë ose e ironizon veten e saj, kjo është çështje e interpretimit personal. Ekipi i filmit i është besuar “Big Banda Soundscapers” për soundtrack-un e filmit, ku merita më e madhe për muzikën në “Detyrat e ditës”është ajo e kompozitorit Aleksandër Evtimov. Me qenë se ky është një projekt krejtësisht i ri, tani e tutje do të fillojë jeta e tij nëpër festivale, kurse Petja Zllateva dhe Vesella Dançeva planifikojnë ta tregojnë nëpër të gjitha festivalet bullgare për animacion me metrazh të shkurtër.




Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD