Prodhimi i perimeve të serrës shënon rritje me 28.1 % për vitin 2018 në krahasim me 2017-ën. Këtë e deklaroi Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve Verginija Krësteva gjatë hapjes së një seminari në Plovdiv të Asociacionit bullgar të prodhuesve të produkteve të serrës për mbrojtjen bimore, bëri të ditur Ministria e Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve. Ajo shtoi se vëllimi i perimeve të prodhuara të serrës gjatë 2018-ës është me përmasë 130,9 mijë tonë. Zëvendësministrja Krësteva njoftoi se deri tani sipërfaqja e përbashkët e serrave në vend është 916 hektarë. “Sipërfaqet e deklaruara me prodhimserre në fushatën për pagime direkte për vitin 2019 janë me përmasë 765 hektarë, ndërsa gjatë vitti 2015 ata kanë qenë 588 hektarë”, shtoi ajo.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..