Një shishe me uiski për 60 000 euro është theksi i Uiski Fest Sofja 2019. Aktiviteti treditor u hap sot nga tre ambasadorë – të Britanisë së Madhe, Irlandës dhe SHBA-së – Emma Hopkins, Michael Forbes dhe Herro Mustafa. Ambasadorja e Britanisë së Madh Emma Hokins shënoi se për të është nder për të qenë e pranishme për të pestin vit me radhë në hapjen e festivalit më prestigjioz të uiskit në Evropën Qendrore dhe Lindore. Ambasadorja e SHBA-së Herro Mustafa vuri në dukje se kjo është pjesëmarrja e saj e parë në një ngjarje shoqërore qëkurse ajo është në Sofje – tashmë pak më shumë se një javë dhe kjo ngjarje është pikërisht Uiski Fest. Ambasadori i Irlandës Michael Forbs theksoi se siç përsërit tashmë katër vjet, uiski është krijuar në Irlandë. Shishja me uiski për 60 000 euro është single mat, 72 vjeç, i distiluar në fillim të viteve 40 të shekullit të kaluar në Skoci. Nga ky uiski janë prodhuar afro 600 shishe dhe një prej tyre është shitur në Bullgari.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..