Kushte më të mira jetese, më shumë vende të reja pune dhe rikthim i njerëzve të rinj – për këtë votojnë sot shumica e banorëve të vendbanimeve të vogla të Bullgarisë. Në mbi gjysmën e bashkive të qarkut Kërxhali (Bullgari Jugore) ka vetëm një kandidat për kryetar bashkie, tregojnë të dhënat e komisioneve zgjedhore bashkiake në rajon, informoi BNR – Radio Kërxhali. Një prej tyre është fshati Pripek. Për shkak të mungesës së punës shumica e njerëzve të rinj janë larguar. “Gratë mund të punojnë në një punishte në qytetin e afërt Xhebel, por për burrat nuk ka punë – komentojnë vendasit. – Duhet të hapen vende të reja pune për të rinjtë, përndryshe fshati do të zbrazet krejtësisht”.
Në fshatin e qarkut të Kërxhalit Drangovo gjendja është e njëjtë. “Është e trishtueshme, por tashmë pothuajse nuk ka njerëz të rinj. Të gjithë nisen për në qytetet e mëdha, ose jashtë vendit”, na tregoi Cvetana Topçieva, mësuese fëmijësh në Drangovo. Ajo qetësohet me faktin se ende nuk janë mbyllur shkolla dhe kopshti i fëmijëve për shkak të mungesës së fëmijëve.
Për zgjedhjet interesohen si njerëzit në Drangovo dhe Pripek, ashtu dhe ata në fshatrat e tjera të rajonit të Kërxhalit. Zgjedhësit shpresojnë që kryebashkiakët e rinj të punojnë në sinkron, që të mos ikin njerëzit dhe jeta të përmirësohet, të riparohet infrastruktura rrugore dhe ujësjellësit e vjetër."Krijuar në Bullgari, i njohur në mbarë botën!" - kjo është motoja e ngjarjes më të madhe të inovacioneve në robotikë dhe në teknologjitë autonome në vendin tonë - Robotics Strategy Forum, i cili do të mbahet më 11 shtator 2025 në Parkun Teknologjik të..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 19°C, në Sofje – 16°C. Gjatë ditës , nën ndikimin e frontit të ftohtë që kalon nga perëndimi në lindje, do të mbizotërojnë vranësira të dendura të tipit grumbullor me reshje shiu. Rreth..
Të dielën (14 shtator), do të hapet е gjithë autostrada "Evropa". Kjo u njoftua nga Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Ivan Ivanov në një mbledhje të Komisionit për Politikën Rajonale, Punët Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale. Ndërtimi..
Dëmshpërblimi për papunësi në Sofje është më i lartë se paga minimale në vend. Ajo është mesatarisht 1133 leva dhe është më e larta në të gjithë vendin –..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18°, në Sofje – 15°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të..
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zbuloi një bust-monument të Princit Aleksandër I të Bullgarisë në..