Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva dhe homologu i saj armen Zohrab Mnacakanjan shprehën dëshirë, që të dy shtetet të punojnë për një konektivitet më të madh. Në Jerevinë të dy ata theksuan domosdoshmërinë për fluturime direkte ajrore midis Bullgarisë dhe Armenisë dhe për aktivizimin e trafikut përmes korridorit të Detit të Zi. Bullgaria mund të bëhet porta e Armenisë drejt BE-së. Mungesa e çështjeve të hapura politike dhe lidhjet historike janë një bazë të mirë për aktivizimin e marrëdhënieve, theksoi zonja Zaharieva. Si shembull ajo tregoi shkëmbimin e rritur tregtar, i cili për vitin 2019 u rrit me 53 për qind. Në Bullgari jetojnë 10 800 shtetas me prejardhje armene. Ata janë ura e natyrshme dhe lidhja e gjallë midis të dy vendeve tona, theksoi ministrja bullgare.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..