Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ushtarët ndihmojnë shuarjen e zjarrit në kufirin me Serbinë

Foto: BGNES

Ushtarët marrin pjesë në shuarjen e zjarrit të madh në malin Stara Planina, i cili kaloi kufirin dhe tashmë arriti terrin e Serbisë. 21 ushtarë me pajisje të rënda ushtarake nga Batalioni i Dhjetë i Mekanizuar nga qyteti Vraca morën pjesë në shuarjen e zjarrit mbi Çiprovci. Zjarri përfshin territore të mëdha, të cilat janë të vështirë për të arritur. Tymi i dendur dhe mbytës i pengon zjarrfikësit.

Tashmë tri ditë me radhë djeg rajoni mbi fshatin serb Dojkinci. Pala serbe tashmë ka kërkuar ndihmë nga Rusia dhe po pret avionin e specializuar IL-76.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria do t’i japë 100 mijë euro Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të mbështetur popullsinë civile në Gazë

Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...

botuar më 24-11-21 10.57.PD

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD

Erërat e forta uragane shkaktuan dëme në qytetin Vraca dhe në zonën përreth

Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..

botuar më 24-11-21 9.15.PD