Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shteti do të garantojë një hua prej 79 milionë eurosh për riparimin e hidrocentralit elektrik “Çaira”

Hidrocentrali elektrik "Çaira"
Foto: Kompania Elektrike Kombëtare

Qeveria e përkohshme miratoi garancitë shtetërore me vlerë mbi 79 milionë euro /155 milionë leva/ për një hua për “Centralin Elektrik Kombëtar” për financimin e një projekti investimi “Modernizimi dhe rehabilitimi i hidrocentralit elektrik “Çaira”. Vendimi, bazuar në propozimin e ministrit në detyrë të energjetikës, Vlladimir Malinov, rrit garancinë e dhënë fillimisht prej 40,9 milionë eurosh /80 milionë leva/ për shkak të rritjes së kostove kapitale pas përditësimit të projektit për rimëkëmbjen e hidrocentralit elektrik “Çaira”.

“Çaira”, që ndodhet në Rilla nën digën "Bellmeken", është termocentrali më i madh nëntokësor në Evropën Juglindore, i cili nuk funksionon që nga viti 2022 për shkaqe teknike . Korporata japoneze “Toshiba Energy Systems & Solutions” do të na ndihmojë në riparimin e centralit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD

Qyteti bregdetar Burgas pret Festivalin e Automjeteve Elektrike

Festivali i Automjeteve Elektrike Eldrive EV Fest 2025 do të zhvillohet sot në Portin Detar të Burgasit. Ngjarja i kushtohet makinave elektrike dhe përfshin në programin e saj testime, prezantim të modeleve të reja dhe shfaqje dritash në mbrëmje...

botuar më 25-09-20 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD