Partia GERB nuk do të ketë shumicë të pavarur në Këshillin e ri Bashkiak, dhe do të disponojë 27 nga 61 këshilltarë gjithsej. Këtë e tregojnë rezultatet definitive nga zgjedhjet në kryeqytet. Për formimin e shumicës së pavarur janë të domosdoshëm 31 këshilltarë. Grupi i dytë për nga madhësia është ai i Partisë Socialiste Bullgare me 15 këshilltarë, ndërsa grupi i tretë është i Bashkimit të së djathtës “Bullgaria Demokratike” me 12 këshilltarë bashkiakë. Pas kësaj radhiten VMRO-ja me 4 dhe Partia “Ataka” me 2 mandate. Këshilltar bashkiak do të jetë edhe kandidati i pavarur Boris Bonev, i cili u klasifikua i katërti në zgjedhjet bashkiake në Sofje.
Në këshillin e deritanishëm bashkiak në Sofje GERB kishte 30 këshilltarë, ndërsa Partia Socialiste Bullgare – 7.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..