Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po hapet procedura për zgjedhjen e drejtorit të ri të BNR-së

Foto: arkiv

Sot Këshilli për Mediat Elektronike shpalli procedurën për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare. Kjo u bë pasi më 17 tetor Këshilli për Mediat Elektronike ndërpriti para kohe mandatin e drejtorit të deritanishëm Svetosllav Kostov dhe zgjodhi në vendin e tij ish-udhëheqësin e drejtorisë “Arkivat” pranë BNR-së Anton Mitov. Mitov e zbaton detyrën e drejtorit përkohësisht deri në zgjidhjen e titullarit të ri në këtë post. Motivi kryesor për ndërprerjen e mandatit të Svetosllav Kostovit ishte heshtja pa precedent në eterin e programit më të madh të medias – “Horizont” për pesë orë në datën 13 shtator 2019. Svetosllav Kostovi deklaroi se do ta apelojë vendimin e organit rregullator në Gjykatë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 25 shtatorin

Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, °përgjatë bregdetit të Detit të Zi - midis 16 dhe 18°, në Sofje - 12°. Gjatë ditës, mbulesa e reve do të thyhet në mënyrë të konsiderueshme dhe do të ketë reshje shiu në Bullgarinë..

botuar më 25-09-24 7.40.MD

Ministri i jashtëm para B4: Zgjerimi i BE-së është një përparësi e natyrshme për ne

Në kuadër të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm i Bullgarisë, Georg Georgiev, mori pjesë në një takim në formatin B4 (të vendeve ballkanike – Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Kroacisë). Fokusi i takimit ishte..

botuar më 25-09-24 5.49.MD

Bullgaria dhe Universiteti i Dakotës së Veriut do të kryejnë studime për metale të rralla në vendin tonë.

Holding-u Energjetik Bullgar, në bashkëpunim me Universitetin e Dakotës së Veriut, SHBA, do të kryejnë kërkime mbi metalet e rralla të tokës. Kjo është parashikuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar mes tyre gjatë vizitës së një delegacioni..

botuar më 25-09-24 3.09.MD