Avioni ushtarak i transportit i Rusisë An-124 me komplekse raketash C-400 në bord ka fluturuar mbi Bullgari më 22 dhe më 30 tetor pasi ka marrë leje nga vendi ynë, sqaroi Ministria bullgare e Punëve të Jashtme (MPJ). Fluturimet janë realizuar për shkak të stërvitjes së përbashkët serbo-ruse “Mburojë sllave” në territorin e Serbisë. Pala bullgare shënon se është respektuar rendi i dhënies së lejeve diplomatike për këtë lloj fluturimesh. Përkatësisht MPJ-ja e Bullgarisë e ka përshtatur lejen me ministritë e mbrojtjes dhe të transportit në përputhje me procedurat ligjore.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..