Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doing Business in Bulgaria – sfidat mbeten

Banka botërore publikoi gjatë këtyre ditëve raportin e vet të radhës vjetor “Doing Business”, në të cilin studiohen dhe vlerësohen kushtet për bërjen e biznesit në vendet e ndryshme nëpër botë. Sivjet Bullgaria humb dy pozicione në klasifikim dhe zbret  deri në vendin e 61 mes 190 shteteve të analizuara. Vend në gjysmën e parë  tingëllon shumë mirë, por nuk është shkak për një krenari të veçantë. Kjo në praktikë do të thotë se në vend janë në dukje disa nga kushtet e nevojshme ekonomike, juridike dhe politike për zhvillimin e ekonomisë, por akoma do të duhet të bëhet shumë për lehtësimin dhe stimulimin e veprimtarisë së biznesit.

Shembuj në këtë drejtim nuk mungojnë. Mes më të freskëtave është rasti me investimin e parealizuar prej mbi 1 miliardë eurosh për ndërtimin e uzinës së gjigantit gjerman dhe botëror për prodhimin e automobilave  Volkswagen, i cili, pavarësisht se nuk e ka shpallur zyrtarisht vendimin e vet, dha sinjale të sigurta se e ka parapëlqyer Turqinë përpara Bullgarisë. Kjo shkaktoi zhgënjime të forta në qarqet politike dhe të biznesit, me qenë se në praktikë koncerni jep të kuptohet se kushtet për biznes  në vend nuk janë mjaft të mira ose jo dhe kaq të mira, sa në Turqi. Kurse autoritetet bullgare bënë përpjekje të shumta të tërheqin investimin, por vazhdimisht nënvizojnë se i respektojnë kufizimet e Bashkimit Evropian sa i përket ndihmës shtetërore për biznesin privat. Këto kufizime nuk ekzistojnë për palën turke dhe fqinja jonë jugore e përdor maksimalisht mirë këtë rrethanë.

E pasuksesshme tani për tani mbetet dhe marrëveshja për shitjen e aseteve bullgare të kompanisë  shtetërore çeke CEZ të shpërndarjes së energjisë elektrike. Në fillim të vitit ishte shpallur se asetet e kësaj kompanie çeke do t’i shiten një kompanie bullgare pak të njohur – “Inercom”. Por Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës nuk i dha udhë marrëveshjesdhe në fillim të vjeshtës u bë e qartë se një kompani tjetër bullgare - “Eurohold” do ta blejë filialin bullgar të shoqërisë çeke. Firma në fjalë nuk ka përvojë në këtë biznes, por arriti të provojë se disponon me 335 milionë eurot e kërkuara. Dhe kjo marrëveshje dështoi, sepse nuk mori miratimin e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës. Kështu CEZ nuk arriti të dalë nga tregu bullgar.

Por, jo kështu qëndrojnë gjërat me marrëveshjet  e tjera të mëdha dhe të suksesshme, të cilat dëshmojnë  se në Bullgari ka kushte jo të këqija për biznes. E tillë është shitja e shpallur këtë javë e njërit prej tri televizioneve më të mëdha në vend – BTV, që kalon në duart e PPF Group të Petr Kellner. Investitori çek i fitoi asetet mediatike të CME-së (Central European Media Enterprises), një pjesë nga e cila është dhe televizioni bullgar, për 2.1 miliardë dollarë. Miliarderi përpara kësaj u mundua të blejë një tjetër nga tri televizionet më të mëdha bullgare – Nova TV, por nuk mori miratimin e Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës. E gjithë kjo dëshmon se, biznesi i madh e konsideron shtetin tonë si një vend i mirë për bërjen e biznesit. Duket se kështu mendon dhe grupi investues “United Group”, i cili ka ndërmend të blejë për 1,2 miliardë euro nga biznesmeni  bullgar Spas Rusev dhe VTB-ja ruse, telekomin më të madh në vend - “Vivakom”, i cili përpara më pak se katër vjet e ndryshoi pronësinë e vet kundrejt 330 milionë eurove.

Shembuj për një biznes të mirë në Bullgari ka akoma shumë. Në ecuri janë procedurat për zgjedhjen e investitorit strategjik për projektin për termocentralin e dytë bërthamor bullgar në Belene, i cili pritet se do të kushtojë 10 miliardë euro. Kandidatët potencialë  janë kompani nga kjo degë me reputacion të lartë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Koreja Jugore, Rusia dhe Kina. Të suksesshme janë dhe marrëveshjet e bashkimit të bankave greke që operonin në vend Postbank dhe Piraeus Bank. Banka e Bashkuar Bullgare, e treta për nga madhësia në vend, kohët e fundit kaloi në duart e grupit financiar belg KBC. Koncerni Saudit “Arkad” ndërton në territorin bullgar gazsjellësin “Rryma Ballkanike” për 1.1 miliardë euro.

Faktet tregojnë se Bullgaria duhet të bëjë akoma shumë që të mund t’i arrijë vendet më përpara në klasifikimin e Bankës Botërore dhe të tërheqë akoma më shumë investime. 

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD