Përjashtim nga taksat për arsimin e të gjithë studentëve nga diaspora bullgare në Shqipëri, Kosovë, Moldavi, Maqedoninë Veriore, Ukrainë dhe Serbi, të cilat janë të miratuara me akte të Këshillit të Ministrave në shkollat e larta shtetërore bullgare. Këtë e parashikon një projekt i Ministrisë së Arsimit, me të cilin që nga viti 2020 do të ndryshojnë 4 ligje. Aktualisht studentët nga diaspora paguajnë taksa për arsim ashtu si qytetarët bullgarë dhe marrin bursa prej 120 eurosh gjatë vitit të parë të studimeve. Një lehtësim tjetër i parashikuar për kandidat-studentët nga diaspora është paraqitja e dokumenteve dhe pjesëmarrja në klasifikim edhe përmes internet-portalit të Ministrisë.
Kreu i partisë Veliçie, Ivelin Mihajllov, deklaroi në parlament se së bashku me partitë MEÇ dhe “Vëzrazhdane”, kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ata po sfidojnë zgjedhjen nga parlamenti..
Krëstjo Peev nga Shoqata Qytetare “Këshilli Publik” në Nesebër raportoi për Radion Kombëtare Bullgare për “njerëz të vdekur të bllokuar në hotele që duhet të evakuohen, për dhjetëra makina, tualete dhe pavione në det” në fshatin turistik..
Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..