Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria feston Ditën e iluministëve të popullit

Foto: arkiv

Më 1 nëntor  Bullgaria feston Ditën e iluministëve të popullit . Ajo i kushtohet veprimtarisë së letrarëve, të edukatorëve dhe luftëtarëve për çlirimin tonë kombëtar, të cilët kanë ruajtur gjatë shekujve vlerat shpirtërore të kombit dhe të moralit të saj. Mes bullgarëve, kujtimin e të cilëve ne e nderojmë janë Paisij Hilendarski (1722-1773) i cili gjatë vitit 1762 ka shkruar “Historinë sllavo-bullgare” - krijimi  i parë rilindës i historiografisë bullgare, Shën Joan Rillski (876-946), i nderuar  si një përkrahësi qiellor i Bullgarisë, shkrimtari Ivan Vazov (1850-1921), i quajtur “Patriarku i letërsisë bullgare” e të tjera. Në këtë ditë sipas traditës përpara presidencës ngrihet flamuri kombëtar. I jepet dekorata “Iluminist i vitit” të një personi, të zgjedhur mes mbi 100 propozimeve për iluministë bashkëkohor, të bëra nga dëgjuesit e programit kulturor dhe arsimor të Radios Kombëtare Bullgare “Hristo Botev”. Për herë të parë Dita e iluministëbve të popullit festohet gjatë vitit 1909 në qytetin Plovdiv. Gjatë vitit 1922 Stojan Omarçevski , ministër i arsimit, e ka bërë propozimin për festimin e 1 nëntorit si një festë mbarëkombëtare. Ajo është afirmuar si e tillë me dekret të mbretit Boris i Tretë më 1 nëntor të vitit 1923.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 26 shtatorin 2024

Të enjten do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga lindja, në Bullgarinë Lindore deri mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, në Sofje rreth 27°. Në zonat malore do të jetë..

botuar më 24-09-25 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev bëri thirrje për paqe në Ukrainë dhe Gazë

"Bota jonë përballet me një sërë problemesh komplekse. Nga sfida e paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë globale deri te kriza e përshkallëzuar e klimës dhe pabarazitë e vazhdueshme." Kështu ka thënë presidenti Rumen Radev para Asamblesë së..

botuar më 24-09-25 7.26.MD
Kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova

Tashmë janë të qarta numrat e partive për zgjedhjet

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara..

botuar më 24-09-25 5.25.MD