Me ftesë të një prej kandidatëve për kryetar të Bashkisë së Varnës Kostadin Kostadinov dhe partisë “Vëzrazhdane” në Varna do të mbërrijnë vëzhgues evropianë nga Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë. Ata do të ndjekin raundin e dytë të zgjedhjeve vendore më 3 nëntor. Vëzhguesit do të mbërrijnë ditën e shtunë, që t’ua sigurojnë qytetarëve bullgarë mundësinë e votimit të lirë, tha Kostadinov. Në raundin e parë Kryetari i Bashkisë së Varnës nga partia në pushtet GERB Ivan Portnih mori 49.31 për qind prej votave. Ai kishte nevojë vetëm për 500 vota, që t’i fitojë zgjedhjet që në raundin e parë më 27 tetor. Atëherë Kostadinov mbeti në vend të dytë me 14,30%.
Presidenti Rumen Radev pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë më shpejt për ankesën e tij për ndryshimet në Kushtetutë. Kreu i shtetit e deklaroi këtë para studentëve të Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, ku mbajti një leksion mbi..
Deputetët u mblodhën të mërkurën për përpjekjen e tyre të nëntë për të zgjedhur një kryetar të Asamblesë Kombëtare të 51-të, e cila do të lejonte funksionimin e parlamentit. Në votimin e parë u paraqitën katër kandidatë - Atanas Atanasov nga “Po e vazhdojmë..
Presidenti Rumen Radev mbajti një leksion në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje për perspektivat dhe sfidat për të rinjtë dhe iu përgjigj pyetjeve të studentëve. I pyetur për luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, ai tha se diplomacia..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..