Ambiciet e Bashkimit Evropian që të jetë lider global duhet të mbështeten me një financim adekuat dhe të drejtë të politikës së kohezionit dhe të politikës së përbashkët bujqësore. Këtë e tha në Pragë Kryeministri Bojko Borisov përpara liderëve të 17 shteteve në Bashkimin Evropian nga grupi “Miq të kohezionit”. Borisovi apeloi që përpara fazës së fundit nga bisedimet për kornizën shumëvjeçare financiare të Bashkësisë 2021-2027, të dërgohet një mesazh i fortë për rëndësinë e politikës së kohezionit. Kryeministri bullgar qe kategorik se kohezioni dhe politika e përbashkët bujqësore kanë një vlerë të shtuar të dëshmuar, kurse rezultatet e tyre janë të dukshme dhe të kuptueshme për qytetarët evropianë. Ai kërkoi dhe një vëmendje të posaçme për zhvillimin e regjioneve më të varfra evropiane.
Në ditën e parë të vitit të ri 2025, në Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve të Egra “Ballkani i Gjelbër” u pranuan gjithsej 606 zogj të borës së malit (Fringilla montifringilla), 591 prej të cilave të ngordhura. Informacioni për fatkeqësinë erdhi..
Ndryshimet “ndjehen në ajër”, studentët kthyen shpresën që e kishim humbur gjatë viteve dhe shoqëria duhet të normalizohet – këto janë mesazhet nga tribuna “Çfarë shoqërie aspirojmë”, e cila u zhvillua në sallën e Qendrës Kulturore në Caribrod njoftoi..
Pritet që nga 2 janari në kufirin mes Bullgarisë dhe Turqisë të vendoset një kontingjent ndërkombëtar policor me 100 oficerë nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria. Në dhjetor, ushtruesi i detyrës së ministrit të brendshëm bullgar Atanas Illkov..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na..
Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe..