“Bullgaria  është një destinim atraktiv për investime dhe tregti dhe një partner i sigurt  në tregun që po zgjerohet gjithnjë e më shumë.” Këtë e deklaroi Kryeministri bullgar  Bojko Borisov gjatë takimit të tij me Jean Asselborn – Ministër i Punëve të  Jashtme dhe i Çështjeve Evropiane dhe Ministër i Migracionit dhe Strehimit i Dukatës  së Madhe të Luksemburgut. Kryeministri bullgar dhe Ministri i Jashtëm i  Luksemburgut shqyrtuan marrëdhëniet konstruktive dypalëshe, të cilat mbështeten  te vlerat e përbashkëta, partneriteti në NATO dhe në BE, si dhe potenciali i  mirë për zhvillimin e tyre. Borisov dhe Asselborn shprehën dëshirë për  aktivizimin e dialogut politik në të gjitha nivelet mbi çështjet me interes  reciprok për dy vendet tona. Një shembull i tillë janë marrëdhëniet  ekonomiko-tregtare me fokus bashkëpunimin në fushën e investimeve, tregtisë dhe  turizmit.
Parlamenti më në fund ka miratuar ndryshimet në Ligjin e Mbrojtjes. Ato zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe aktivizimin e forcave të armatosura. Ndryshimet krijojnë mundësinë e përdorimit të armëve kundër..
“Deti i Zi – unik dhe i panjohur” është emri i ekspozitës që Muzeu Rajonal i Historisë – Burgas do të prezantojë sot, 31 tetor, në Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Ajo synon të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndaj pasurisë dhe cenueshmërisë së..
Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 31 tetor, Ditën e Iluministëve të Popullit – 1 nëntor , me një ceremoni dhe ekspozitë solemne, raportoi BTA. Ngjarja do të hapet nga presidentja e akademisë Evelina Sllavçeva, dhe Akad. Ivan Granitski..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..
Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët..