Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Personat joaktivë janë rezerva më e madhe në tregun e punës

Foto: arkiv

200 mijë personat joaktivë janë rezerva më e madhe e Bullgarisë në tregun e punës. Prioriteti i qeverisë bullgare do të jetë aktivizimi i këtij grupi të madh njerëzish dhe punësimi më i lartë i njerëzve me çrregullime, deklaroi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Llazar Llazarov gjatë një konference kushtuar efektit të politikës së aplikuar të punësimit.

Ekonomia jonë u drejtohet bullgarëve, të cilët as mësojnë, as punojnë, sepse të papunët e regjistruar tashmë janë shumë pak – rreth 5 për qind në tërë vendin, ndërsa në disa rajone si Sofja ata janë vetëm 2-2.5 për qind,komentoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Adrian Nikollov nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Sipas tij pritjet jorealiste të të rinjve për pagimin e punës ndikojnë mbi përfshirjen e tyre në tregun e punës:

Nuk ka studime zyrtare kombëtare, të cilat t’i vlerësojnë pritjet e të rinjve dhe prandaj kërkuam mendimin e agjencive vendase të punës dhe punëdhënësve. Sipas tyre një pjesë e madhe e të rinjve kanë pritje joreale për punën e tyre të parë sa i përket pagimit duke pasur parasysh aftësitë e tyre profesionale. Sigurisht që ky është vetëm një prej faktorëve për mbetjen e të rinjve jashtë tregut të punës. Këtu duhet shënuar se vetë tregu i punës është joadekuat sa u përket aftësive të tyre. Ka njerëz, të cilët kanë mbaruar arsim të lartë, ose arsim profesional dhe pas kësaj nuk mund të gjejnë vend pune, i cili t’u përgjigjet diturive të tyre. Ka njerëz të tjerë, të cilët punojnë jashtë dhe pasi kthehen në Bullgari jetojnë me mjetet e fituara atje. Ky është një prej problemeve të statistikës sonë, sepse kjo dukuri është shumë vështirë të konstatohet.

Personat që mbeten krejtësisht jashtë tregut të punës dhe sistemit të arsimit janë kryesisht nga minoritetet etnike, gra dhe njerëz, të cilët banojnë në rajonet e largëta,është kategorik Adrian Nikollov. Sa u përket programeve për kualifikim dhe rikualifikim të kuadrove dhe rritjes së numrit të të rinjve në tregun e punës, ai saktësoi:

Ka disa programe, të cilat arrijnë rezultate të mira. Në disa krahina disponojmë të ashtuquajturat “mediatorë romë”, të cilët i aktivizojnë romët e rinj duke i punësuar në ndonjë mënyrë. Mirëpo, tani për tani këto programe kanë përfshirë shumë pak njerëz. Një problem tjetër i madh në këtë drejtim është mungesa e arsimit të subvencionuar, sepse disa prej programeve i janë drejtuar punësimit të subvencionuar, por jo edhe marrjes së diturive fondamentale të domosdoshme për rikualifikimin e njerëzve. Një grup i madh i cili mbetet tradicionalisht jashtë tregut të punës janë njerëzit me aftësi të kufizuara, sepse shumica e vendeve të punës nuk janë të përshtatshme për ta. Duhet menduar për përfshirjen e këtyre njerëzve në tregun e punës.

Grupi i moshës, i cili shpeshherë është objekt i politikës së punësimit është ai i 25-29 vjeçarëve. Sipas Institutit për Ekonominë e Tregut profili i njerëzve të moshës 30-34 vjeç, të cilët mbeten jashtë tregut të punës është i ngjashëm me atë të moshës tjetër dhe prandaj në një të ardhme sa më të afërt dialogu rreth politikave të punësimit edhe në nivel evropian, edhe në atë kombëtar duhet të lëvizet drejt përfshirjes edhe të këtij grupi të moshës. Problemi demografik është një faktor tjetër i rëndësishëm, i cili ndikonshumë mbi tregun e punës. Kjo ripohohet nga fakti se kohët e fundit firmat i emërojnë nëpunësit e tyre për një periudhë më të gjatë dhe shpeshherë punësojnë njerëz në moshën e pensionit, ose afër saj. Në qoftë se tendencat demografike nuk ndryshojnë në të ardhmen e afërt, problemi i kuadrove do të thellohet edhe më shumë. Ka dy mundësi për zgjidhjen e këtij problemi – rritje e moshës së pensionimit, ose mekanizim më i madh i prodhimit, por kjo është e mundur vetëm në disa degë, vuri në dukje eksperti ekonomik nga Instituti për Tregun e Punës.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e BNB-së

BNB njoftoi ulje të re të normës kryesore të interesit

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) njoftoi se do të ulë normën kryesore të interesit në 3.63 për qind nga 1 korriku. Në maj dhe qershor, norma e interesit ishte 3.78%. Bullgaria është në një bord valutor dhe vlera e levit bullgar është e fiksuar ndaj..

botuar më 24-07-01 9.27.PD
Georgi Kadiev

Georgi Kadiev nga e “Majta”: “Më mirë pres që të hyjmë në Eurozonë në vitin 2027”

Derisa të ardhurat mesatare të popullsisë të arrijnë 80% të mesatares evropiane, nuk duhet të hyjmë në Eurozonë. Së bashku me të shkon edhe inflacioni dhe duhet të ketë një rezervë. Këtë e deklaroi para BNR, Georgi Kadiev, ish-zëvendësministër i..

botuar më 24-06-27 2.48.MD

Bullgaria ende nuk i plotëson kriteret për eurozonën

Bullgaria plotëson 3 nga kriteret e Mastrihtit për anëtarësim në eurozonë, por ende nuk i përmbush objektivat e stabilitetit të çmimeve dhe inflacionit, sipas një raporti të Komisionit Evropian, transmeton BTA. Bullgaria nuk i plotëson ende..

botuar më 24-06-26 2.57.MD