Në Gjenevë kryeministri Bojko Borisov merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Organizator i forumit “Dialog strategjik për Ballkanin Perëndimor” është Forumi Ekonomik Botëror. Në darkën e punës me të cilën u hap dialogu zoti Borisov tha, se perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor është mortori i reformave dhe i bashkëpunimit. BE-ja ka interes strategjik për integrimin e regjionit. Kryeministri theksoi përpjekjet konsekuente të Bullgarisë për integrimin e rajonit dhe caktoi detyrat e kryesisë së përbashkët të procesit të Berlinit vitin e ardhshëm me Maqedoninë e Veriut. Është e domosdoshme të zhvillojmë infrastrukturë moderne, konektivitet digjital dhe kontakte midis njerëzve. Korridori №8 është një projekt i tillë që lidh 18 milion konsumatorë në tregun e përbashkët të Ballkanit Perëndimor, shtoi zoti Borisov.
Për stabilitet dhe progres ekonomik, për ndryshimin e imazhit të rajonit në drejtim pozitiv, mosmarrëveshjet e vjetra, tensioni, gjuha e urrejtjes dhe ksenofobia duhet të mbeten në të kaluarën ,tha kryeministri Bojko Borisov në fjalinë e tij para pjesëmarrësve në takim. Ai e vuri theksin mbi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe tregoi procesin e Berlinit si një shembull i suksesshëm në këtë drejtim.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..