Më 8 nëntor Kisha Ortodokse Bullgare përkujton dhe feston, Mbledhjen e Kryeengjëjve të Shenjtë Mihaill dhe Gavrill, si edhe gjithë fuqitë qiellore pa trup. Në popull dita është e njohur si Arhangellovden, pra Dita e Arkangjelit. Para fronit të Zotit gjithnjë qëndrojnë shtatë engjëj të quajtur kryeengjëj i pari prej të cilëve është Shën Kryeengjëlli Mihaill. Konsiderohet se ai është më i fuqishmi ndër engjëjt, prandaj në ikonografinë e rikrijojnë me shtizë në dorë me këmbë të vënë mbi djallin. Legjenda tregon se në ndarjen e botës Shën Kryeengjëllit Mihaill iu takua të shoqërojë të vdekurit. Ditën e tetë të nëntorit besimtarët shënojnë ditën e vdekjes me bindjen, se njeriu jeton më lehtë kur di se shpirti i tij shkon te Zoti. Ditën e Shën Kryeengjëllit Mihaill kryhen shumë rite popullore. Piqen bukë të ritit, të cilat kujtojnë pogaçet e gatuara për varrim dhe kujtim. Ditë të emrit kanë ata që mbajnë emrat Angell, Angellina, Mihaill, Mihaella, Rangell, Rajço, Rajna. Me disa ndërprerje që nga viti 1924 e këtej 8 nëntori në Bullgari shënohet edhe si Dita e Policisë.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..