Ekspozita “Toka përmes shikimit të kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov” u hap më 6 nëntor në godinën e Akademisë Kombëtare të Shkencave në Sofje. Ajo përfshin fotografi të pa paraqitura deri tashti të realizuara nga anija e kozmonautit të parë bullgar “Sojuz 33” në kohën e fluturimit të tij më 10 prill të vitit 1979. Ekspozita u rregullua nga Instituti i Studimeve dhe i Teknologjive Kozmike i cili shënon jubileun 50 vjeçar. Veprimtaria është nën kujdestarinë e presidentit të Republikës së Bullgarisë Rumen Radev. Instituti është pasardhës i Grupit Shkencor të Fizikës së Kozmosit krijuar më 1 nëntor të vitit 1969. Edhe më sot misioni i tij kryesor është lidhur me studime fondamentale dhe aplikuese në fizikën e Kozmosit, studimet e Tokës dhe të planetëve nga distanca dhe teknologjitë ajrokozmike.
Që nga themelimi i tij më 11 prill 2022, Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji – INSAIT ka arritur një sërë suksesesh dhe vazhdon ta pozicionojë Bullgarinë në hartën globale të teknologjisë. Disa..
Menjëherë pas hapjes së sezonit të motoçikletave në Sofje në fund të marsit, kryeqyteti ynë pret ekspozitën më të madhe të motoçikletave në vendin tonë. Ajo do të mbahet nga sot deri më 14 prill në Arena 8888 Sofja. Do të ekspozohen midis 700 dhe..
Mundësitë për arsim të lartë cilësor në frëngjisht në Bullgari do të prezantohen gjatë një ekspozite arsimore në Shkup. Ngjarja është pjesë e fushatës “Continuons en français” – le të studiojmë në frëngjisht në universitetet bullgare” dhe do të..