Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kapiten i Bullgarisë për turneun ATP Cup do të jetë tenisti Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov
Foto: Ani Petrova

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov tha në një konferencë për shtypin, se në turneun ATP Cup që fillon më 3 janar 2020 në Australi, ai do të jetë kapiten i ekipit të Bullgarisë. Ai akoma nuk ka vendosur se kush të ftojë në ekip i cili duhet të përbëhet të paktën nga tre veta. Dimitrovi ka ndërmend të bisedojë me të gjithë kandidatët potencial. Lojërat Olimpike në Tokio vitin e ardhshëm nuk hyjnë në planet e tenistit. Ai  është i privuar nga mundësia për të marrë pjesë sepse nuk luajti për Kupën “Dejvis”. Për arsye, se nuk ka trajner, Dimitrovi nuk e ka të qartë kur do të fillojë trajnimet, të cilat ka ndërmend të zhvillojë në Monte Karllo. Bullgari nuk nxiton me emërimin e trajnerit të ri dhe nuk shqetësohet për këtë se tani është vet.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov sërish i nominuar për një çmim prestigjioz për sportivitet

Grigor Dimitrov është nominuar për çmimin “Stefan Edberg” për sportivitet gjatë sezonit në nivelin më të lartë të tenisit për meshkuj – ATP. Fituesve të tre viteve të fundit të çmimit “Stefan Edberg për sportivitet” – Grigor Dimitrov (2024), Carlos..

botuar më 25-11-21 7.26.MD

Një holandez eliminoi kikboksierin Stojan Koprivlenski nga superturneu K-1

Kikboksieri më i suksesshëm bullgar, Stojan Koprivlenski, nuk arriti të mbrojë titullin e tij të vitit 2024 në kategorinë deri në 70 kg në superturneun K-1 World Max, i cili u zhvillua në Tokio më 15 nëntor. Sipas rregullave të garës, titulli shkon tek..

botuar më 25-11-17 2.18.MD
Nikolla Collov

Nikolla Collov do të debutojë në Formula 2 në Katar

Piloti bullgar Nikolla Collov do të debutojë para përfundimit të sezonit në Formula 2, njoftoi ekipi i tij Campos Racing. Ai do të marrë pjesë në dy raundet e fundit të vitit në Katar dhe Abu Dabi. Nikolla Collov do të mbetet në vitin 2026 në Campos..

botuar më 25-11-12 11.40.PD