Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prodhuesit bullgarë shesin më shumë produkte të mishit dhe të qumështit

Ekspozita ndërkombëtare për ushqime dhe pije në Sofje bën përshtypje me cilësinë dhe me larminë e produkteve bullgare

Mbi 550 kompani bullgare dhe ndërkombëtare, të cilët prodhojnë ushqime, pije dhe pajisje, lidhur me këtë industri, marrin pjesë në ekspozitën ndërkombëtare “Mesomania, Bota e qumështit, Bullpek, Salloni i Verës, Interfud&Drink dhe #Retail Show”. Ekspozita është mes forumeve më të autoritetshme tregtare në Evropën Juglindore. Në periudhën nga 6 deri më 9 nëntor ajo siguron mundësi për kontakte të drejtpërdrejta të biznesit, demonstrim të teknologjive inovative, si dhe për kontakt direkt të konsumatorit me tregtarë dhe prodhues të më shumë se 1200 markave tregtare nëpër të gjithë botën. Me pjesëmarrje kolektive përfshihen ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Italisë, Rusisë, Serbisë dhe Libanit. Mes pjesëmarrësve individualë janë kompani nga Austria,Turqia, Greqia, Holanda, Finlanda, Polonia, Rumania, Armenia, Hungaria.

Një vëmendje e posaçme u është kushtuar prodhuesve të verës - me sallon të vaçantë. “Salloni i verës” prezanton afro 50 kantina nga Bullgaria, Italia, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Gjermania dhe Armenia. Forumi i provokon vizituesit me një program të posaçëm, i cili zhvillohet në zonën e degustimit dhe përfshin pjesëmarrje në klasat mjeshtërore dhe degustime të rendimenteve të ndryshme dhe varieteteve të verës.

Ekspozitën e hapi Ministrja e bujqësisë dhe e pyjeve Desisllava Taneva, kurse mes miqve qenë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Bullgari – zonja Hero Mustafa, si dhe përfaqësues të organizatave më të mëdha të degëve. Sipas fjalëve të ministres Taneva, Bullgaria ka se me çfarë të lavdërohet sepse, pavarësisht nga vështirësitë e përditshmes, të dhënat tregojnë një tendencë të qëndrueshme për rritjen e prodhimit të mishit, të vezëve, qumështit dhe bulmetrave.

Statistika tregon se kemi rreth 6,7% rritje të prodhimit për vitin 2018 kundrejt vitit 2017 sa i përket mishit dhe produkteve të mishit, pak mbi 3% është më i lartë prodhimi i qumështit dhe i prodhimeve të qumështit, të cilat janë realizuar në treg – saktësoi Desisllava Taneva. Një prirje e tillë, pavarësisht dhe me një rritëm më të ulët regjistrohet dhe për 9 muajt e parë të vitit aktual. Tek produktet e qumështit ka një rritje më të madhe - për shitjen e produkteve të buallit dhe të dhisë, gjë e cila është lidhur me synimin për ushqim të shëndetshëm mes konsumatorëve. Një prodhim dhe eksport i shtuar vihet re dhe tek vezët. Në praktikë në çdo një nga prodhimet ushqimore Bullgaria ose e frenon prodhimin, ose shënon rritje. Në përgjithësi këmbimi i mallrave bujqësore është me saldo pozitive tregtare në përmasë të 600 milionë eurove, kurse partneri ynë bazë për tregti dhe eksport mbetet Bashkimi Evropian - afro 75% nga këmbimi i mallrave. Gjatë vitit 2007 ne kemi zgjedhur të përfshihemi në tregun e madh evropian, ku ka 500 milionë konsumatorë. Ky treg nuk ka kufi kombëtarë, kurse Bullgaria ka disa nga fabrikat më të mira dhe më moderne në Evropë. Tregu është i lirë, ai është subjekt i konkurrencës midis prodhuesve të veçantë. Importimi i mallrave nuk më shqetëson, por gëzohem se, në kushtete një konkurrence të vështirë, madje të një konkurrence të ashpër, prapë së prapi prodhuesit tanë vazhdojnë të ofrojnë cilësi të mirë dhe shifrat flasin se, pavarësisht dhe ngadalë rritet vëllimi i produktit të prodhuar.

Magdalena Donkova është përfaqësuese e një firme për prodhim të perimeve të ziera dhe të gatuara në bazë të recetave tradicionale bullgare, si ljutenica /një lloj salce me speca të pjekura dhe domate/, llojee e ndryshme të specave djegëse të konservuara ose të thata e të tjera. Prodhimi realizohet në Bullgari, por perimet vijnë nga Maqedonia e Veriut. Ajo pohon, se bullgari gjithnjë e më shumë interesohet nga prejardhja e ushqimit me të cilin ushqehet.

Çmimi është pak i lartë por, u ndalëm mbi produktet nga Maqedonia e Veriut, sepse nuk gjetëm një prodhues bullgar, i cili të na propozojë sasi të mjaftueshme të freskëta, jo produkte të ngrira. Që të gjithë në ekip jemi njerëz të rinj. Gjatë viteve të fundit merreshim shumë seriozisht me zgjedhjen e perimeve dhe të pjesëve përbërëse të cilat i fusim, sepse ushqimi i pastër është kryesorja, nga e cila interesohen konsumatorët tanë. Donim që shija të jetë si e gjyshes, të rikujtojë për diçka të bërë në shtëpi, për fshatin dhe atëherë kur njerëzit na përshëndesin për atë të cilën e kemi bërë, na vjen shumë mirë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD